9/19/2025 4:31:55 AM

Siguria kibernetike, Kurti: Ne po i adresojmë këto rreziqe

Duhet të lexoni

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”.

Kurti tha se transformimi digjital në të cilin po punon qeveria do të sjell benifite të shumta si për shtetin ashtu edhe për shoqërinë, teksa shtoi se digjitalizimi i administratës publike mundëson rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e bizneset.

Për transformimin digjital ka sfida e rreziqe. Përderisa qeverisja dhe ekonomia e digjitalizuara bëhen gjithnjë e më shumë të varura nga mirëfunksionimi i rrjeteve dhe sistemeve të informacioneve, siguria e hapësirës kibernetike bëhet me rëndësi qenësore për funksionimin e shtetit”.

“Sulmet kibernetike sot kanë potencial për të shkaktuar dëme me shtrirje të gjërë, duke filluar nga rënia e uebfaqeve, degradimi e ndërprerja e shërbimeve elektronike e deri te cenimi i funksionimit të infrastrukturës kritike dhe rrezikimi i sigurisë kombëtare”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se qeveria është duke i adresuar rreziqet e sigurisë kibernetike përmes një angazhimi, siç tha ai, shumëdimensional.

Kësisoj në tetor të vitit të kaluar kemi miratuar ligjin për siguri kibernetike, dhe ligji tash është aprovuar në lexim të parë në kuvend. Ky ligj përcakton përgjegjësitë e autoriteteve në fushën e sigurisë kibernetike, detyrat e subjekteve të sigurisë kibernetike, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe masat për parandalimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë”, tha Kurti.

Kujtojmë se vitin e kaluar Shqipëria u sulma me mjete kibernetike nga shteti i Iranit.

Sulmi ishte mjaft i sofistikuar, ku si pasojë e kësaj shumë të dhëna të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë përfunduan në duar të hakerëve iranianë.

Si rezultat i kësaj, shteti shqiptar, shkëputi marëdhënjet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, dhe ambasada e këtij vendi në Shqipëri, u urdhërua që brendaa 24 orëve të lëshojnë shtetin shqiptar.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate