9/17/2025 11:01:05 PM

Avokati i Popullit: Mos pajisja me pasaporta është kufizim i të drejtave të qytetarëve, MPB’ja mund të paditet

Duhet të lexoni

Institucioni i Avokatit të Popullit po konsideron se mos pajisja e qytetarëve me pasaporta nga Ministria e Punëve të Brendshme është shkelje e të drejtave të qytetarëve, që u garantohen me ligj.


Në një përgjigje me shkrim për Demokracia.com, Avokati i Popullit konfirmon se kanë marrë shumë ankesa për çështjen e mungesës së pasaportave dhe kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Avokati i Popullit konsideron se mos pajisja me dokumente të udhëtimit edhe për një periudhë të pacaktuar kohore, paraqet kufizim të së drejtës për tu pajisur me dokumente personale dhe si rrjedhojë edhe kufizim i të drejtave të tjera që dalin nga mos pajisja e qytetarëve me dokumente”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit.

Kujtdo që i është mohuar e drejta për t’u pajisur me pasaportë, Avokati i Popullit thotë se mund të nisë konflikt administrativ.

“Mbi bazën e vullnetit të secilit qytetar, të cilit i pamundësohet të pajiset me dokumente të udhëtimit, ata mund të nisin procedura administrative deri në konflikt administrativ”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni..

Sipas Avokatit të Popullit, shqetësimi i qytetarëve për mos pajisje me pasaporta është legjitim.

“Avokati i Popullit ka pranuar ankesa nga qytetarët për këtë çështje, duke paraqitur shqetësim se mos pajisja me dokumente po ju shkakton probleme të shumta. Duke pasur parasysh se shqetësimi i tyre ka qenë legjitim dhe mbi bazën e informacioneve tjera, ne iu kemi drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe kemi kërkuar sqarime dhe informata se pse po ndodh kjo situatë. Në përgjigjen e tyre, ata kanë konstatuar që janë duke menaxhuar një sasi në dispozicion, duke trajtuar me prioritet të lartë kategoritë shëndetësore, studentët, mërgatën dhe përfaqësuesit shtetërorë”, thuhet më tej në përgjigjen e këtij institucioni.

Ministria e Punëve të Brendshme i është përgjigjur Avokatit të Popullit se kjo çështje do të përfundojë në fund të janarit.

 

“MPB-ja na ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratë për furnizim me material për personalizimin e dokumenteve, duke shtuar se nga fundi i janarit të këtij viti, ata do të zgjedhin këtë çështje. Pavarësisht kësaj, Avokati i Popullit konsideron se mos pajisja me dokumente të udhëtimit edhe për një periudhë të pacaktuar kohore, paraqet kufizim të së drejtës për tu pajisur me dokumente personale dhe si rrjedhojë edhe kufizim të të drejtave të tjera që dalin nga mos pajisja e qytetarëve me dokument”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit.

Qytetarët e Kosovës janë ballafaquar me probleme të mëdha për tu pajisur me pasaporta, pasi Ministria e Punëve të Brendshme kishte dështuar të arrinte marrëveshje me një kompani për furnizimin me material.

Reagime ka pasur edhe nga partitë opozitare, të cilat e kanë kritikuar Qeverinë për këtë dështim.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate