5/12/2025 12:36:00 PM

Nga uji te pijet energjike, dyshekët dhe specat, çfarë eksportohet dhe importohet më shumë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Duhet të lexoni

Raportet tregtare mes Kosovës e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar janë bërë publike. Sipas të dhënave të fundit, del se Kosova gjatë vitit 2022 ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 254 milionë euro, derisa ka eksportuar mbi 100 milionë euro.

Kosova duket se blen goxha shumë mallra në Shqipëri. Por, kjo nuk po ndodh ngjashëm me Shqipërinë.

Nga të dhënat e fundit të Doganës së Kosovës, ka dalë se qytetarët dhe bizneset e Kosovës kanë importuar mallra nga Shqipëria në vlerë të 254 milionë eurove.

 

 

Story ItemEni largohet nga shtëpia e Big Brother Vip

Story ItemUshqimet që ju ndihmojnë kur keni mungesë energjie

Story ItemHoroskopi i datës 25 janar 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Story ItemParashikimi i motit për datën 25 janar 2023

Story ItemSHBA, thirrje Kosovës të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Story Item“Ishte përbindësh toksik”, e arrestuar për skandalin e Qatargate, eurodeputetja greke sulmon bashkëshortin e saj

Story ItemKatër arsye pse nuk duhet t’i jepni fëmijës tuaj një celular

Story ItemSofja po shikon kthimin e vetos në BE, Radev: Histeri antibullgare në Maqedoni

Story ItemSHBA: Kompani kineze po ndihmojnë Rusinë në luftën në Ukrainë

Story ItemLufta në Ukrainë, si kompanitë kineze po ndihmojnë Rusinë

Story ItemNASA do të testojë raketën me energji bërthamore: Atronautët do të shkojnë më shpejt në Mars

Story ItemG7 premton mbështetje për sektorin e energjisë në Ukrainë

Nga uji te pijet energjike, dyshekët dhe specat, çfarë eksportohet dhe importohet më shumë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Raportet tregtare mes Kosovës e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar janë bërë publike. Sipas të dhënave të fundit, del se Kosova gjatë vitit 2022 ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 254 milionë euro, derisa ka eksportuar mbi 100 milionë euro.

Kosova duket se blen goxha shumë mallra në Shqipëri. Por, kjo nuk po ndodh ngjashëm me Shqipërinë.

Nga të dhënat e fundit të Doganës së Kosovës, ka dalë se qytetarët dhe bizneset e Kosovës kanë importuar mallra nga Shqipëria në vlerë të 254 milionë eurove.

Kurse, eksporti për në shtetin “vëlla” nuk ka qenë shumë i lartë, është sjell tek 100 milionë euro.

“Kosova gjatë vitit 2022 ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 254 milionë euro, derisa ka eksportuar mbi 100 milionë euro mallra”, thuhet në të dhënat e doganës.

Sipas të dhënëve Kosova, Shqipërinë e ka partnerin e tetë sa u përket importeve, derisa kjo e fundit renditet si partneri i tretë i Kosovës për nga eksportet.

Në bazë të këtyre shifrave, Shqipëria mbulon rreth 4.5 për qind të importeve të përgjithshme të Kosovës, derisa 11 për qind e eksporteve të Kosovës shkojnë në Shqipëri.

Si për import ashtu edhe për eksport, Kosova me Shqipërinë më së shumti shkëmbime tregtare kanë pasur me hekur dhe energji elektrike.

top 15 produktet që Kosova importoi dhe eksportoi në Shqipëri gjatë vitit 2022, duke u bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës.

Importet nga Shqipëria në Kosovë

1-Shufra çeliku në vlerë prej 107.6 milionë euro

2-Energji elektrike – 16.4 milionë euro

3-Çimento Portland, jo e bardhë – 22.3 milionë euro

4-Preparate sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane – 6.9 milionë euro

5-Profile alumini – 6.6 milionë euro

6-Bitum nafte – 5.1 milionë euro

7-Ujë mineral 3.3 milionë euro

8-Qumësht me yndyrë mbi 1% – 3 milionë euro

9-Domate te freskëta – 3 milionë euro

10-Shalqinj – 2.3 milionë euro

11-Xeherore dhe koncentrate nikeli – 2.2 milionë euro

12-Pije freskuese – 2.1 milionë euro

13-Speca të freskëta – 2 milionë euro

14-Tranguj – 1.9 milionë

15-Patate – 1.2 milionë euro

Eksportet e Kosovës në Shqipëri

1-Mbetje të hekurit – 16.7 milionë euro

2-Energji elektrike – 6.6 milionë euro

3-Skrap dhe mbetje tjera alumini – 6 milionë euro

4-Pije freskuese – 4.9 milionë euro

5-Kafshë për therje dhe mish gjedhi – 2.6 milionë euro

6-Pllaka, fleta, filma, prej plastike – 1.9 milionë euro

7-Vaj ushqimor luledielli – 1.7 milionë euro

8-Dyshekë të ndryshëm – 1.5 milionë euro

9-Krunde gruri – 1.1 milionë euro

10-Sapun për tualet 1.1 milionë euro

11-Birrë me dhe pa alkool – 907 mijë euro

12-Miell gruri – 872 mijë euro

13-Jorganë dhe jastëkë të ndryshëm – 820 mijë euro

14-Zhavorr i lyer me katran për të shtruar rrugët – 640 mijë euro

15-Serra – 550 mijë euro

Qeveritë shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë janë mbledhur disa herë vitet e fundit me qëllim për të lehtësuar tregtinë mes dy vendeve dhe shtuar shkëmbimet tregtare.

Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i mallrave nga shtetet e huaja.

Vlera e mallrave të importuar është 5 miliardë e 603 milionë euro apo 20 për qind më shumë se vitin paraprak, ndërsa vlera e mallrave në eksport ishte 869.5 milionë euro.

Vetëm gjatë vitit 2022 në vendin kanë hyrë mbi 5 miliardë euro mallra, derisa 371 milionë vetëm nga Serbia.

Dogana e Kosovës ka treguar se të hyrat e mbledhura për në vitin 2022 ishin 1 miliard e 531 milionë euro apo 11.23 për qind më shumë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate