9/16/2025 7:35:10 AM

Ligji për Buxhetin sërish në Kuvend/ Çka lidhet kjo me koeficientin e pagave?

Duhet të lexoni

Ligji për Buxhetin 2023 pritet të amendamentohet javën tjetër.

Qeveria do ta përcjell atë në Kuvend bashkë me koeficientin e përcaktuar të Ligjit për Paga, i cili ka tri javë që po mbahet sekret.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri thotë se kjo punë është dashtë të kryhet më herët, kur në Kuvend ishte miratuar Ligji për Buxhetin.

“Nuk kanë dashtë të kryhet kur ka qenë vakti. Prapë duhhet me shku sepse në Ligj për Paga është e definuara që vlera e koeficientit caktohet çdo vit me Ligjin për buxhetin”, pohoi Shatri për “Front Online”.

Kuvendi i Kosovës kishte miratuar më 15 dhjetor 2022 në lexim të dytë buxhetin 2023 në vlerë prej 3.21 miliardë euro.

Nëse nuk do të risillej Ligji për Buxhetin për amendamentim në Kuvend, atëherë sipas Ferat Shalës së PDK-së, ligji tjetër ai i pagave do të ishte jo funksional.

“Duhet të përcaktohet koeficienti në Ligjin e Buxhetit në mënyrë që të planifikohet sa është shuma. Pra kostoja totale. Kemi një ligj të pagave të miratuar që nuk dihet sa është kostoja e tij. Në normalitet, e që kjo Qeveri nuk e ka, kjo është dashtë të kryhet më herët”, potencoi Shala për “Front Online”.

Shala tha se është hera e parë që vlera e koeficientit lihet ndaras nga Ligji për Buxhetin.

“Qeveria e ka bërë një Ligj për Pagat, që është ligj gjysmak, i cili nuk e sqaron pagën e askujt”, deklaroi Shala.

Nga AAK kanë thënë se Qeveria ka abuzuar me të drejtat e punonjësve publikë.

Deputetja e këtij subjekti Albana Bytyqi e sheh problematike mbajtjen sekret deri tash të koeficientit.

“Me të vërtet po gënjehen mjekët, mësuesit, policët, gjyqtarët, zjarrëfikësit e të gjitha kategoritë tjera, duke e mbajtur sekret koeficientin e Pagave”, tha ajo.

Tutje ajo e bëri të ditur një qëndrim partiak.

Ne si AAK presim që vlera e koeficientit të jetë 129 euro dhe çdo vlerë më të vogël mund ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, theksoi ajo për “Front Online”.

Gjatë ditës së hënë, sindikatat e bënë të qartë për “Front Online” se nuk pranojnë koeficient që është nën vlerën e 120 eurove, duke paralajmëruar edhe veprime sindikale në rast se ndodh kjo./Front Online/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate