9/14/2025 9:55:38 AM

Bogujevci në Strasburg: Dhuna seksuale ka qenë armë e luftës në Ballkan

Duhet të lexoni

Në seancën parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në Strasburg, po merr pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Në një pjesë të seancës, që iu kushtua tensioneve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për luftimin e dhunës seksuale gjatë konflikteve, Bogujevci tha se ajo vjen nga një vend ku gjatë luftës se fundit, gratë dhe burrat kanë qenë viktima të dhunës seksuale.

“Meqenësë vi nga një vend ku grate dhe burrat, kanë përjetuar dhunë seksuale në një konflikt jo shumë kohë më parë, kurrë nuk e kam menduar se sot do të flisnim për një shtet tjetër në Evropë që po përjeton të njëjtin fat. Duke parë se çka po ndodhë në Ukrainë, shpresoj që ky raport do të shtyjë, jo vetëm shtetet anëtare të prioretizojnë çështjen, por dhe të vendosin mbështetjen e tyre aty,ku është nevoja, për të adresuar dhunën seksuale që po ndodhë në Ukrainë nga ushtria ruse”, deklaroi Bogujevci në Strasbourg, shkruan Klankosova.tv.

Ajo theksoi se fenomeni i dhunës seksuale nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte, duke rikujtuar përjetimet e Kosovës në vitet e 90-ta.

“Nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte. Ne e kemi përjetuar këtë në Ballkan në vitet e 90-ta, duke përfshirë edhe vendin tim. Ne duhet të sigurohemi që ata që planifikojnë të implementojnë këto strategji, të dënohen e që fatkeqësisht shumë shpesh nuk ndodh. Prandaj, duhet të jemi të fortë dhe të vendosur që ata që bëjnë këso krimesh të tmerrshme, të vendosen para tribunaleve, para gjykatave dhe të marrin akuzat që i meritojnë në lidhje me këto krime”, shtoi ajo.

Nënkryetarja Bogujevci u shpreh se tash ekzistojnë instrumente për të mbështetur viktimat dhe është me rëndësi që të mbijetuarit të dëgjohen.

“Ne i kemi instrumentet në këto organizata që të mbështesim viktimat dhe duhet ta bëjmë pa hezituar. Dua të theksoj një aspekt tjetër të raportit për të cilin mendoj që është shumë me rëndësi, që të mbijetuarit të dëgjohen. Ne kemi shumë ide se çfarë duhet të vendoset në vend por, kur dëgjon të mbijetuarit dhe cilat janë nevojat e tyre, janë vendimtarë hapat të cilët ndërmerren në lidhje me ato nevoja”, përfundoi fjalimin Bogujevci.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate