9/16/2025 10:32:35 PM

Vucic tha se nuk mund ta ndalin anëtarësimin e Kosovës në NATO, s’ka njohje nga ne në plan por tentuan ta na e fshehin anëtarësmin në OKB

Duhet të lexoni

Presidenti serb Vucic u ankua në bashkësinë ndërkombëtar rreth planit franko-gjerman të cilin e vlerësoi si një imponim dhe nuk pati shumë zgjidhje për ta pranuar si kornizë negocimi në procesin e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


“Në vet planin s’ka pranim eksplicit të Kosovë edhe se e fshehin faktin se ekziston obligimi se nuk e kundërshtojmë pranimin e Kosovës në OKB. Ata e kanë miratuar dhe me këtë fakt si kornizë negociuese” tha Vucic.

Vucic megjithatë shtoi si të premten që e bëri pas takimit se nuk ka pranuar diçka që për Serbinë është e papranueshme, që refuzoi të premten ta tregojë se çfarë është por si javën e kaluar e la të nënkuptohet se bëhet fjalë për anëtarësimin në OKB. Ai e theksoi se ka megjithatë një parakusht për vazhdimin me këtë propozim, që është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Që të mos më thoni që Serbi bëri diçka që nuk duhej, mos u brengosni qytetarë. Qartë u kam thënë çka është për Serbinë e papranueshme. Të gjitha do t’i marr mbi vete kur të vjen koha për këtë dhe do të blejë kohë për Serbinë. Ne deri në atë kohë do na duhet që të flasim me zyrtarët europianë dhe shqiptarët dhe të zgjidhim problemet e letërnjoftimeve, regjistrimeve e këmbimit të mallrave. Ne nuk mund ta ndalojmë hyrjen e tyre të NATO’së dhe institucionet europiane, atë që mund ta bëjmë ta bëjmë  është të punojmë si të rrisim nivelin e besimit mes nesh dhe shqiptarëve dhe të gjejmë mënyra si të zhvillojmë si strategjinë për një paqe afatgjatë. Para së gjithave duhet të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe që nuk mund të jetë një OJQ, pasi ka 22 parimet e veta, të cilat i kam nënshkruar unë më 2025’në e me mua edhe Mustafa. Synimet që i kemi nuk janë aspak të parëndësishme, që janë forcimi i demokracisë lokale, mbikëqyrja e plotë e ekonomisë lokale, arsimore, mbrojta sociale dhe shëndetësore. Na pret një luftë e madhe e Asociacionin e Komunave Serbe” tha Vucic.

Vucic që në fillim e theksoi se ka pasur dhe e shqetëson fakti se nuk ka qasje racionale në zgjidhjen e problemit me përfaqësuesit e shteteve të perëndimit. E shtoi edhe se në fund do të vendos e gjithë shoqëria serbe kur të vjen koha për ballafaqimin me kërkesat finale.

“Jo që e mbështes dyfytyrësinë e tyre për kartën e OKB’së, por për atë se do të ishim të humbur ekonomikisht dhe politikisht pa të. A duhet të jemi të izoluar, si president nuk do to pranoja që në atë mënyrë të udhëheq vendin. Plani jonë është të punojmë më tepër dhe më fuqishëm, të punojmë në reformat e sistemit të sistemit tonë legal e medial. Të jemi më të mirët në të gjitha, të provojmë, njëkohësit të punojmë dhe flasim me shqiptarë dhe europianët, e popullit mund t’i them se as kemi nënshkruar diçka dhe as ku diçka inicialet tona, vetëm se jemi ballafaquar me faktet. Kur të ballafaqohemi me kërkesat finale, për këtë do të sqarohet edhe populli dhe kuvendi popullor si dhe e gjithë shoqëria serbe” tha Vucic./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate