9/17/2025 9:08:09 PM

Petkovic ‘detektivi’ i reagon Sveçlës: Publikoj pamjet se ka kamerë ku hapi zjarr ‘ROSU’, s’do të shpëtosh me falsifikim faktesh

Duhet të lexoni

Debati mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë për incidentin e sotëm në Leposaviq po zhvillohet edhe në Twitter. Ishte ministri i brendshëm Xhelal Sveçla që së parë shkroi se veprimi i policisë së Kosovës në këtë incident ishte i arsyeshëm, ndërsa më pas reagoi Petar Petkovic që pretendon se ky arsyetim nuk qëndron sipas tij dhe është dezinformacion, shkruan Gazeta Metro.


Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ pranë qeverisë së Serbisë, Petar Petkovic, i është përgjigjur në Twitter ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sveçla me pretendime se kishte kamerë në incidentin e sotëm në Bistricë të Leposaviqit, duke i kërkuar që të publikohen pamjet. Ai ka bashkëngjitur edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, ku sipas tij edhe shihen edhe kamera.

Petkovic më tej pretendon se nga fotografitë e veturës vërehen si predha ka goditur nga pas veturën duke e paraqitur këtë si dëshmi se nuk ndodhi rasti ashtu siç ishte njoftuar nga policia. Në komunikatën e parë të kësaj zyre ishte shkruar se vetura ishte ‘zhbiruar rafali i plumbave’ ndërsa në fotografitë e bashkëngjitura nga ai nuk vërehen katër shenja në veturën e pretenduar.

“Edhe një dezinformim nga Xhelal Sveçla. Ka kamera të mbikëqyrjes aty ku ROSU ka qëlluar Miljan. Përse Xhelal Sveçla nuk i lëshon pamjet ashtu që të gjithë të shohin se çfarë ndodhi në të vërtetë? Miljan ishte qëlluar në shpinë dhe vetura ishte qëlluar në pjesën e pasme. Kjo qartë tregon se serbët po iknin nga plumbat; ata nuk po sulmonin! Ndalo falsifikimin e fakteve Xhelal Sveçla, nuk do të shpëtosh nga kjo!”

Ministri Sveçla dhe vet Policia e Kosovës kanë njoftuar se dy persona i kanë sulmuar sot me veturë patrullën duke u rrezikuar jetën dhe reaguan duke shtënë me armë zjarri. Ministri Sveçla ka njoftuar poashtu se në hetimin e nisur është përfshirë edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar poashtu pasdite se dy të dyshuarit në këtë incident janë identifikuar dhe kanë dosje paraprake të veprave penale, përfshi edhe dyshimin për vrasje./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate