9/23/2025 5:35:50 PM

Ministrja Hajdari viziton fabrikën që pritet t’i punësojë edhe 400 punëtorë

Duhet të lexoni

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka vizituar fabrikën për prodhimin e produkteve të mishit të rosës, fabrikë kjo e bërë me investimin e partneritetit kosovaro-holandez.

Hajdari ka njoftuar se fabrika në fjalë ka 54 punëtorë, teksa e njëjta është duke shkuar drejt punësimit të 400 punëtorëve të rinj.

“‘BR Tomassen Duck” është kompani serioze si prodhues i rosave dhe produkteve të rosave të sapo ngrira e poashtu aksionari kryesor i biznesit vendor ‘ Duck to Convenience Kosova’, i specializuar në pjekje të rosave dhe eksport të produkteve të ndryshme të mishit të rosës në Gjermani, Holandë dhe Britani” ka shkruar Hajdari.

Ky është postimi i plotë i saj:

Edhe 400 vende të reja të punës për qytetarët tanë, me investimin e partneritetit kosovar-holandez në cilklin e plotë të integruar të prodhimit të produkteve të mishit të rosës në Republikën tonë.

Së bashku me zv.ministrat Mentor Arifaj e Imri Demelezi dhe drejtorin e Drejtoratit për Menaxhimin e Pyjeve, Menderes Ibra, realizuam vizitën në biznesin ‘Duck to Convenience Kosova’, në këtë fundjavë.

Në atmosferë të mirë dhe diskutim përmbajtësor pronari Isa Tahiri dhe bashkëpunëtorët e tij prezantuan planet e mëtutjeshme për zhvillimin e këtij biznesi që pritet të jetë shumë i dobishëm për qytetarët dhe vendin.

‘Duck to Convenience Kosova’ aktualisht numëron 54 punëtorë, nga të cilët 80 % janë gra, por e ardhmja e afërt pritet të sjellë edhe 400 vende të reja të punës.

Lajmi i mirë është se puna 5 vjeçare me shumë përkushtim nga ndërmarrësi i vyeshëm zotëri Tahiri, si i vetmi exportues i certifikuar i mishit të rosës, ka bindur partnerin holandez ‘ BR Tomassen Duck’ që të zgjerojë veprimtarinë me ciklin e plotë të integruar të prodhimit të rosës, nga ushqyerja, rritja e zogjve në ekonomitë familjare, prodhimi dhe qarkullimi për eksport i produkteve të roses.

‘BR Tomassen Duck” është kompani serioze si prodhues i rosave dhe produkteve të rosave të sapo ngrira e poashtu aksionari kryesor i biznesit vendor ‘ Duck to Convenience Kosova’, i specializuar në pjekje të rosave dhe export të produkteve të ndryshme të mishit të rosës në Gjermani, Holandë dhe Britani.

Transferi i njohurisë dhe teknologjisë, me cilësi të lartë të produkteve të partnerëve aksionar ‘Duck to Convenience Kosova’ dhe ‘BR Tomassen Duck’ do të jetë transformues kryesor i industrisë së ushqimit në Republikën tonë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate