9/22/2025 1:39:31 AM

Përpjekjet e Kinës për forcimin e lidhjeve me vendet e Afrikës

Duhet të lexoni

Ministri i ri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, përfundoi turneun e tij të parë në Afrikë këtë javë, gjatë së cilës ai vizitoi pesë vende. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Kate Bartlett nga Johanesburgu, ministri Qin Gang theksoi se Kina nuk e sheh kontinentin si një qendër të re të konkurrencës mes Perëndimit dhe Pekinit.

Për më shumë se tre dekada, ka qenë traditë që udhëtimi i parë jashtë vendit i kryediplomatit kinez të jetë në Afrikë. Edhe ministri i ri i Jashtëm Qin Gang e respektoi këtë traditë.

Pekini, në vitet e fundit, ka investuar shumë në projekte infrastrukturore në kontinentin e Afrikës përmes nismës “Një Brez, Një Rrugë”.

Disa analistë thonë se Shtetet e Bashkuara tani janë mbrapa në konkurrencën me Kinën në marrëdhëniet e tyre me Afrikën. Në dhjetor, presidenti amerikan Joe Biden ishte mikëpritës i një takimi me udhëheqësit afrikanë në Uashington.

Kina nuk e sheh veten në konkurrencë me Shtetet e Bashkuara në Afrikë, tha ministri Qin Gang gjatë vizitës në Etiopi.

"Afrika ka nevojë për solidaritet dhe bashkëpunim, jo konfrontim mes fuqive. Asnjë person, apo vend nuk ka të drejtë të detyrojë vendet afrikane, apo popullin afrikan të mbajë anën e një blloku", tha ai për televizionin shtetëror kinez.

Në Etiopi, ministri i jashtëm kinez inauguroi Qendrën e re Afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve, ndërtimi i së cilës kushtoi 80 milionë dollarë dhe ishte dhuratë e Kinës.

Hapja e kësaj qendre në Afrikë ishte një fitore diplomatike për Kinën, thotë Paul Nantuyla nga Qendra Afrikane për Studime Strategjike.

"Vizita e ministrit Qin Gang synoi të dërgonte disa mesazhe strategjike. Mesazhi i parë është se marrëdhënia mes Kinës dhe Afrikës është e qëndrueshme, e shumëanshme dhe e ankoruar mirë", thotë analisti Paul Nantulya.

Ministri i jashtëm Qin Gang njoftohet se kishte rënë dakord të falte një shumë të caktuar të borxhit të Etiopisë dhe kishte premtuar ndihmë për rindërtimin e rajonit verior Tigrej, pas përfundimit të një lufte civile dyvjeçare atje. Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan i kërkoi Kinës të mbështesë organin rajonal në përpjekjet për të siguruar një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Kontinenti afrikan, me 1.3 miliardë banorë dhe 54 shtete anëtare, ka të drejtën të jetë anëtar i kësaj qeverisjeje ndërkombëtare dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit”, thotë Moussa Faki Mahamat, kryetar i Komisionit të Bashkimit Afrikan.

Nga Etiopia, ministri i jashtëm kinez udhëtoi në Benin dhe Gabon, që analistët thonë se ishte në përputhje me qëllimin e Kinës për të zgjeruar nismën “Një Brez, Një Rrugë” në rajonet frankofone të Afrikës Perëndimore.

Ai u ndal në Angola, një partner kyç i sigurisë dhe më pas udhëtoi për në Egjipt, një vend me rëndësi strategjike për Kinën për shkak të investimeve të shumta atje, duke përfshirë kryeqytetin e ri administrativ që po ndërtohet jashtë Kajros dhe Kanalin e Suezit.

Ministri i jashtëm kinez Qin Gang zhvilloi takime jo vetëm me zyrtarë të qeverisë egjiptiane, por edhe me ata të Lidhjes Arabe, duke shprehur dëshirën e tij për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez. Analistët thonë se zoti Gang mund të ketë një qasje të ndryshme në krahasim me paraardhësit e tij.

“Kur ai ishte ambasador në SHBA, ai njihej për ashpërsinë në disa nga deklaratat e tij. Ndoshta ai është larguar nga Shtetet e Bashkuara me perspektivën e tij nga angazhimi në ato qarqe politikash. Kështu që ndoshta ai ka disa këndvështrime dhe pikëpamje krejt të ndryshme mbi diplomacinë globale", thotë Lauren Johnston nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare të Afrikës së Jugut.

Ndërsa ministri kinez Qin Gang u largua nga Afrika, Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen mbërriti për një vizitë në tre vende të kontinentit, duke sinjalizuar rëndësinë gjeopolitike të Afrikës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate