7/12/2025 10:46:14 PM

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: Qasja e Serbisë ndaj Kosovës si ajo e Rusisë ndaj Ukrainës

Duhet të lexoni

Kryetari i Partisë Republikane në Shqipëri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë atje.

Mediu tha se e sheh si të mirë mbledhjen, pasi sipas tij, Shqipërisë i duhet një strukturë e posaçme që bën analizen e duhur sa i përket çështjeve të sigurisë.

Ai foli edhe për situatën në veri të Kosovës, ku tha se qasja që po ndjek Serbia është e njëjtë me atë që ndoqi Rusia në Ukrainë.

“Pas agresionit rus në Ukrainë, koncepti i sigurisë shikohet në një këndvështrim tjetër, nuk është thjesht një koncept mbrojtjeje, ose inteligjence. Jemi në një rajon ku pritet dhe është e mundshme që të ketë konflikte, konflikte të hershme, por edhe konflikte të reja”.

“Edhe Shqipëria nuk është një vend jashtë problemeve, duke qenë një vend i NATO-s. Le të shohim atë që ndodh në veri të Kosovës, që është një provokim permanent i Serbisë. Narrativa që përdor sot Serbia është e njëjta e përdorur nga Rusia në Ukrainë”, është shprehur Mediu, shkruan A2cnn, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Mediut, është e nevojshme që të shikohet se si mund të frenohet një inteferencë, penetrim të influencës ruse dhe kineze në rajonin e Ballkanit, e cila sipas tij është shumë prezente sot, me media, me ushtri, me ekonomi.

“Forcimi i këtyre pozitave në rajonin e Ballkanit është në dëm të interesave tona kombëtare. Prandaj mendohet që Procesi i Berlinit është një proces më i qenësishëm, sepse kemi nevojë që jo vetëm të kemi qasje më të mirë me BE, por edhe për të frenuar ato gjëra, të cilët nëse fillon procesi, do të jetë pak më e vështirë për t’i frenuar”.

“Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm për të përcaktuar se kush janë partnerët tanë. Kjo është një çështje reale, që duhet të na shqetësojë. Çështja e sigurisë kombëtare nuk është çështje e një qeverie, e një Presidenti, e një momenti të caktuar, por është çështje vazhdimësie dhe si e tillë do duhet të ndërtojmë një strategji tonën të sigurisë kombëtare”, është shprehur Mediu, transmeton Klankosova.tv.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate