9/18/2025 8:59:38 AM

Krasniqi: Vështirë që plani franko-gjerman të pranohet nga Kosova

Duhet të lexoni

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se kërkesat e dhe propozimet që i ka dhënë ai dhe partia e tij për dialogun me Serbinë janë pranuar dhe po bëhen pjesë e qasjes së re.

Madje Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online thotë se qysh në fillim kanë rekomanduar që të afatizohet dialogu dhe mos të diskutohet për çështje teknike.

Megjithatë, kryetari Krasniqi theksoi se me një përkushtim nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit për të quar tutje procesin e dialogut dhe për të punuar në drejtim të arritjes së aspiratave shtetërore një gjë e tillë është e mundshme.

“Mua më vjen mirë që kërkesat dhe propozimet që i kemi dhënë si PDK dhe unë personalisht në të gjitha takimet qoftë me zotëri Eskobar qoftë edhe me Lajçak tashmë janë duke u pranuar dhe po bëhen pjesë e qasjes së re. Ne kemi thënë qysh herët që të ketë afatizim sa i përket procesit të dialogut. Kemi kërkuar që të mosdiskutohen ndaras temat teknike”.

“Edhe në takimet që kam pasur në Uashington e Bruksel që është duke u pranuar kjo qasje pa çka se është me vonesë sepse kemi mundur që një qasje të tillë ta kemi qysh vitin e kaluar. Megjithatë pa dashur që të komentoj afatet unë jam i sigurt se sikur të ketë një përkushtim një fokus nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit për të quar tutje procesin e dialogut dhe për të punuar në drejtim të arritjes së aspiratave shtetërore konsideroj që një gjë e tillë është e mundshme”.

E sa i përket planit franko-gjerman, Krasniqi tha se ky plan është vështirë të pranohet nga Kosova.

Sipas tij, pa u arritur njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, anëtarësimit në NATO, dhe marrja e statusit kandidat është e pamundur të shkohet drejt marrëveshje finale që ka në qendër njohjen reciproke.

“Plani i ashtuquajtur franko-gjerman në versionin aktual është vështirë të pranohet nga Kosova, por unë jam i bindur që duhet të diskutohet për këtë dhe e kam inkurajuar kryeministrin për të shkuar në drejtim të arritjes së pesë shtyllave kryesore që janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes si, ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës”.

“…njohja e Kosovës nga pesë shtet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur, fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa i arritur këto nuk do të kemi marrëveshje finale”, tha Krasniqi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate