9/18/2025 3:48:04 AM

Marrëveshja për targat: Megjithatë, serbët e Kosovës vazhdojnë t’i regjistrojnë veturat me targa ‘KM’

Duhet të lexoni

Zyra e ashtuquajtur e Policisë së “Mitrovicës” me seli në Rashkë të Serbisë ka vazhduar regjistrimin e automjeteve me targa KM dhe siç thonë qytetarët, e gjithë procedura zgjat pak minuta dhe nuk ka turma të mëdha.


Një nga personat që ka folur pasi ka kryer procedurën ka qenë, Zharko Miliçeviç, nga Zveçani, i cili sapo kishte bërë regjistrimin.

“Të gjithë punën e bëra praktikisht në dy minuta. Nuk kishte asnjë problem”, i tha Miliçeviç, mediumit Kosovo Online, pasi e bëri regjistrimin deri më 9 dhjetor 2023.

Një tjetër qytetare që ka vazhduar regjistrimin e makinës së saj në Rashkë është Perica Nikoliç nga Mitrovica.

“Gjithçka ka qenë si më parë, jam regjistruar normalisht si çdo vit. Shpresoj që këto targa të cilat janë të vlefshme në mbarë botën të mbeten”, deklaroi ajo.

Të mërkurën në Bruksel u arrit marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë pikërisht për targa.

 

Siç e tha edhe kryeministri i Kosovës në parlament, tash e tuje supozohej se nuk do të lejohej regjistrim i ri i automjeteve, as atyre që e kanë për herë të parë, por as i të tjerave që duhet ta vazhdojnë.

Ngadalë tha Kurti do të vjetërsohen ato regjistrime dhe nuk do të ketë më.

Në fakt, marrëveshja e thotë më ndryshe.

Nuk do prodhohen targa të reja “KM”, sepse këto që tashmë janë, do të vazhdojnë të ri-regjistrohen me “KM” derisa të duan pronarët ta bëjnë.

 

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate