9/18/2025 12:53:30 AM

Edhe pak orë deri në fund të afatit, partia e Albin Kurtit ende nuk i ka paraqitur kandidaturat për zgjedhjet në veri

Duhet të lexoni

Në orën 16:00, do të përfundojë edhe afati shtesë për subjektet politike (partitë politike, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) që duan të dorëzojnë në KQZ emrat e kandidatëve të tyre për kryetar në ndonjërën nga katër komunat ku do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme më 18 dhjetor 2022.

Partia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ende nuk i ka paraqitur në KQZ kandidaturat për zgjedhjet në veri.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se që nga 15 nëntori dhe deri më tani, kanë aplikuar 3 subjekte politike, ku vetëm njëra prej tyre ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve, ndërsa dy të tjera vetëm nga një kandidat.

Sipas KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për katër komunat (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok); Iniciativa Qytetare Mitrovica vetëm për një komunë (Mitrovicë e Veriut); ashtu si edhe Partia Kosovskih Srba (Leposaviq).

Të hënën e 21 nëntorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marrë vendim që të ndryshonte disa afate të aktiviteteve zgjedhore, në mesin e të cilave edhe afati për aplikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Sipas vendimit të KQZ-së, ky afat i paraparë të përfundonte më 21 nëntor ishte shtyrë deri më 25 nëntor. ?

Një ditë më parë, KQZ-ja ka bërë të ditur se është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna.

Pas dorëheqjes së katër zyrtarëve të KQZ-së që kanë punuar në katër komunat veriore, ky institucion ka caktuar katër ushtrues detyre./Demokracia.com/

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate