9/18/2025 8:58:07 AM

Inaugurohet Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim – KREN

Duhet të lexoni

Arsimit 2022-2026, e cila ka buxhet 82% më të lartë sesa Plani Strategjik i Arsimit 2017-2021. Për herë të parë, digjitalizimi trajtohet si një nga pesë shtyllat dhe objektivat strategjike të arsimit, me një buxhet të dedikuar prej 52 milionë eurove. Kjo shtyllë mbulon në mënyrë gjithëpërfshirëse digjitalizimin në arsim, duke filluar nga infrastruktura digjitale nëpër shkolla, pastaj digjitalizimi i proceseve dhe sistemeve arsimore, krijimi i materialeve mësimore digjitale, e deri te zhvillimi i aftësive digjitale për mësuesit dhe palët e tjera të cilët janë të përfshira në sistemin arsimor.

Rrjeti KREN të cilin po e përurojmë sot është kontribues kyç në krijimin e infrastrukturës digjitale për sistemin arsimor dhe do të ndihmojë në zbatimin e politikave për arsim, kërkim dhe inovacion. KREN tanimë iu ofron të gjitha Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë qasje në infrastrukturë moderne, platforma, softuerë e literaturë moderne, dhe mundësi bashkëpunimi e shkëmbimi njohurish brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës.

Me realizimin e KREN, Kosova është kyçur në rrjetin më të madh akademik pan-Evropian GÉANT. Kjo u mundëson hulumtuesve tanë të kenë qasje në resurse të ndryshme shkencore e bashkëpunim me hulumtuesit e tjerë, kolegët e tyre nga shtetet tjera që janë po ashtu pjesë e këtij rrjeti.

KREN-i do të luaj një rol të rëndësishëm në mbështetjen e institucioneve arsimore e kërkimore, hulumtuesve dhe palëve të tjera të interesuara nga Kosova; për aplikim e qasje më të lehtë në fondet e programeve të Bashkimit Evropian, aty ku Kosova është anëtare si për shembull në Horizon Europe, Erasmus+, e së shpejti edhe në Digital Europe.

Është e rëndësishme që qendra e të dhënave e rrjetit KREN të cilin po e përurojmë sot, është e vendosur pikërisht këtu, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, pra në ITP në Prizren. Qeveria jonë në bashkëpunim me qeverinë gjermane, jemi duke investuar në zhvillimin e ITP-së, me përkushtimin që ajo të bëhet një prej platformave kryesore të ekosistemit të inovacionit në vendin tonë. Andaj prezenca e KREN-it në ITP, i kontribuon edhe zhvillimit të misionit dhe objektivave të ITP-së.

Unë do të doja të falënderoj në mënyrë të veçantë Ministrinë e Ekonomisë dhe partnerin tonë Bankën Botërore, për mbështetjen e pa rezervë në realizmin e këtij projekti të rëndësishëm të zhvillimit të rrjetit KREN, në kuadër të projektit të gjithmbarshëm të Ekonomisë Digjitale të Kosovës – KODE.

Si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju siguroj që do të mbështes Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe të gjithë akterët tjerë relevantë, që në bashkëpunim edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë të punojmë në përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit për kërkime dhe inovacion në vendin tonë.

Ju falënderoj të gjithëve për punën dhe përkushtimin tuaj e ju uroj suksese të vazhdueshme.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate