9/17/2025 4:45:13 PM

Ju kujtohet Alvin Berisha? Gjyshi kërkon të takojë nipin pas 8 vitesh: Vajza ime dhe ish-dhëndri...

Duhet të lexoni

Alvin Berisha është djali që u shpëtua nga kapmi famëkeq të Al Hol në vitin 2019. Ishte nëna e tij, Valbona, që e mori atë dhe shkuan në Siri.

Pas një operacioni të autoriteteve italiane dhe shqiptare, ai doli nga kampi i ferrit dhe shkoi në shtëpinë e tij në Itali. Alvini qëndronte në këtë kamp që prej 14 marsit të vitit 2019, pas shtrimit në një spital në rajonin Hasakah të Sirisë, për shkak të plagosjes në këmbë nga një shpërthim ku thuhet se humbi nënën.

Ju kujtohet Alvin Berisha? Gjyshi kërkon të takojë nipin pas 8

Ai jetonte me familjen në Itali, por nëna e tij e cila ishte radikalizuar në mbështetëse të ISIS, e mori me vete në vitin 2014 në Siri. Që prej asaj kohe, ai i kishte humbur gjurmët, por u gjet nga emisioni investigativ “Le Iene”, i cili u vu në kërkim të tij me kërkesë të babait të 11-vjeçarit.

Ditën e sotme, gjyshi nga mami i Alvinit, ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se nuk e kishte takuar atë dhe dy mbesat që nga viti 2014.

Gjyshi i bëri thirrje ish-dhëndrit që ta lejonte që të takonte mbesat dhe nipin. Ai gjithashtu kërkoi nga shteti që të merrte informacion të saktë në lidhje me vajzën e tij, pasi ai mendon se është gjallë.

Ju kujtohet Alvin Berisha? Gjyshi kërkon të takojë nipin pas 8

Intervista:

Pse jeni sot në Shqipëria Live? Cila është kërkesa juaj?

Shteti shqiptar të ndikojë sado pak, që të vijë vajza ime me nipin që ka lindur atje. Ne u kënaqëm shumë që Alvini u kthye, kush nuk u kënaq.

Kur ka qenë hera e fundit që e ke takuar Alvinin?

E kam takuar pak kohë para se të ikte në Siri, në 2014.

Pas rikthimit në 2019, ju nuk e keni takuar?

Absolutisht jo. Ne na digjet shpiri për me fol me dy mbesat e nipin. Unë kam çuar njerëz për të bërë një pajtim, që të flas me ta, por pa rezultat.

Ju kujtohet Alvin Berisha? Gjyshi kërkon të takojë nipin pas 8

Nuk keni qenë ju te ish-dhëndri juaj? Nuk keni folur me të?

Personat që kam dërguar atje, janë njerëz të nderuar, nuk flas dot fjalë negative. Vajza dhe ish-dhëndri nuk e ndërtuan jetën siç duhet. Bënë 3 fëmijë që fatkeqësisht i lanë keq.

Kishin mosmarrëveshje?

Po, erdhi kjo që nuk duhej bërë. Ndodhi, çfarë të bëjmë.

Sa i përket Alvinit, keni një kërkesë për ish-dhëndrin tuaj?

Me Afrim unë kisha këtë lloj kërkese, dua që këta 3 fëmijë të jenë të lirshëm për me ardhur te ne. Edhe për t’i shoqëruar për të shkuar

Kjo është kënaqësia shpirtëror. Gjyshërit duhet të jenë prezentë, është e drejtë.

Pse nuk ju lejon që ti takoni? Përtej mosmarrëveshjeve, çfarë ka ndodhur tjetër?

Kam pasur njerëz që kam dërguar atje, e ata kanë thënë se nuk duan vajzat. Por unë nuk mendoj kështu. Ata duhet ta dinë se kush janë gjyshërit. Kemi 8 vite që nuk kemi asnjë lloj komunikimi. Nuk ka mundësi që

Do shkonit ti takoni në Itali nëse do ju lejonte ish-dhëndri?

Me kënaqësinë më të madhe.

Ju kujtohet Alvin Berisha? Gjyshi kërkon të takojë nipin pas 8

Ju kujtohet Alvin Berisha? Gjyshi kërkon të takojë nipin pas 8

Ju kujtohet Alvin Berisha? Gjyshi kërkon të takojë nipin pas 8

Ju kujtohet Alvin Berisha? Gjyshi kërkon të takojë nipin pas 8

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate