9/18/2025 3:27:17 PM

‘Ne nuk jemi kriminelë’! ‘Daily Mail’ shkon në ‘strofkullën’ e shqiptarëve në Londër: Vijmë nga halli për punë të ndershme!

Duhet të lexoni

Britania e Madhe- media britanike Daily Mail, i ka kushtuar një reportazh të veçantë shqiptarëve që banojnë e punojnë në Londër.

Teksa qeveria e re britanike po kërkon zgjidhje të shpejta për të adresuar kalimet e kanalit dhe përgjigjet ndaj emigrantëve të shumtë, të shumtë janë artikujt apo dhe zyrtarët që i cilësojnë si kriminelë.

Së fundmi “DailyMail” ka sjellë një shkrim nga brenda një lagjeje ku shqiptarët janë vendosur në veri të Londrës.

Media ka kontaktuar me drejtues shqiptarë të bizneseve si kafene dhe kompani ndërtimi, por edhe me emigrantë të ardhur me gomone vitin e fundit, të cilët kanë shprehur rezerva për gjuhën raciste dhe etiketimet si kriminelë apo gangsterë.

Shkrimi i “Daily Mail":

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe akuzuan sot qeverinë se i ka bërë ata “koka turku” për politikën e dështuar të emigracionit të Britanisë – dhe kritikuan pretendimet e Home Office se ata po “luanin” me sistemin për të qëndruar në ishull.

Ata thanë se ishin larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani, për të punuar shumë dhe për të paguar taksat – ndërsa këmbëngulin se nuk pretendojnë përfitime dhe nuk janë “gangsterë apo hajdutë”.

Duke folur jashtë një kafeneje në veri të Londrës, burrat shqiptarë pohuan se ishin viktima të racizmit dhe ishin shënjestruar qëllimisht nga qeveria britanike për të larguar vëmendjen nga trajtimi i dobët ligjor i kalimit të emigrantëve në Kanal.

39-vjeçari Ervis Abdullaj, pronar i “01 Café Bar” dhe një nga rreth 150,000 shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, tha në shenjë proteste: “Shqiptarët po vijnë këtu për një jetë më të mirë. Çfarë nuk shkon me këtë? Shumë njerëz kanë ardhur nga vende të tjera, por askush nuk ankohet për ta. Shqipëria është një vend i bukur, por ka shumë korrupsion dhe dhunë atje. Shumë shqiptarë po ikin nga kushtet e tmerrshme dhe jeta e tyre është në rrezik. Mund të mos ketë një luftë atje, por nuk është një vend i sigurt”.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate