7/13/2025 8:12:03 AM

2 vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Avokatët: Paraburgimi po u vazhdohet në mënyrë absurde

Duhet të lexoni

4 dhe 5 nëntori i vitit 2020 dridhi skenën politike në Kosovë.

Kjo, për shkak që në këto dy data krerët e vendit u arrestuan nga Specialja.

Ish-kryetari i Kuvendit, dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi u arrestuan mëngjesin e 4 nëntorit, deri sa EULEX-i për orë të tëra kreu bastisje në shtëpinë e tij.

Përveç në Prishtinë, operacioni është zhvilluar edhe në vendlindjen e Krasniqit, në fshatin Negrovc të Drenasit, shkruan Front Online.

Të nesërmen, pra më 5 nëntor u arrestuan edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

“Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetent zyrtarisht se zyrtari i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Për të mbrojtur integritetin e presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar edhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, kjo ishte deklarata e ish-presidentit Thaçi në konferencën e fundit pasi u ftua nga Specialja, ku edhe dha dorëheqje nga pozita.

E, tashmë kur edhe janë bërë dy vite që prej kohës kur katërshja e UÇK-së, gjendet në paraburgim në Hagë gjykimi ndaj tyre nuk ka nisur ende.

Por, do të kalojnë edhe më shumë se dy vite dhe zyrtarisht gjykimi ndaj tyre sipas Speciales pritet të nis në tre muajt e parë të vitit 2023.

 Skender Musa: Katërshes së UÇK-së, paraburgimi po u vazhdohet në mënyrë absurde

Për procesin e zhvilluar për dy vite për Front Online, ka folur avokati i akredituar i Speciales, Skender Musa.

Sipas tij, procesi ka zgjatur shumë, duke pas parasysh që kanë qenë vetëm katër të akuzuar.

“Natyrisht që mund të them se është një proces i zgjatur duke e marrë parasysh që kanë qenë vetëm katër të akuzuar, por nuk duhet harruar faktin që ka pas një numër shumë të madh të shkresave të lëndës të dorëzuar nga prokurorët”, është shprehur Musa, për Front Online.

Ndërsa, absurditet të llojit të vet e ka quajtur vazhdimin e paraburgimit.

“Për të katër të akuzuarit paraburgimi vazhdohet në mënyrë absurde duke pretenduar se ekziston rreziku i ikjes, edhe pse nuk ka pas asnjë përpjekje për t’i ikur drejtësisë”, ka thënë ndër të tjera Musa.

Thotë, se nëse nuk ka zvarritje dhe prolongime nga koha kur nis gjykimi i njëjti, mund të përfundojë për dy vite në shkallën e parë.

“Pas fillimit të procesit gjyqësor seancat caktohen dhe bëhet agjenda e procesit gjyqësor, dhe nëse nuk ka zvarritje dhe prolongime të qëllimshme në palët ën procedurë mund të pritet që procesi të përfundojë brenda një afati të arsyeshëm prej dy viteve, pra të përfundojë shkalla e parë”, ka theksuar Musa.

 

Avokati Rrecaj: Vazhdimi paraburgimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së i padrejtë

Vazhdimin e paraburgimit të padrejtë po e vlerëson edhe avokati tjetër, Tahir Rrecaj.

“Vazhdimi i paraburgimit është krejtësisht i padrejtë sepse nuk ekziston asnjë arsye ligjore për caktimin dhe vazhdimin e paraburgimit. Qe të gjithë kanë bashkëpunuar më organet e ndjekjes, i janë përgjigj thirrjes, prandaj as nuk ekziston rreziku i ikjes, nuk ekziston as rreziku i ndikimit të dëshmitarëve dhe shkatërrimi apo zhdukja e provave siç pretendon prokurori i Dhomave të Specializuara. Për mu është krejtësisht e habitshme, dhe e pakuptueshme sepse nuk plotësohet asnjë kusht ligjor për vazhdimin e paraburgimi”, thotë Rrecaj, për Front Online.

Rrecaj, për Front Online, deklaron se procesi është zvarritur pa arsye.

“Mendoj se ka një zvarritje që për mua është e paarsyeshme edhe pse rasti si rast është mjaft kompleks dhe është voluminoz edhe në aspektin e provave materiale dhe dëshmive të dëshmitarëve”, është shprehur ai.

Lidhur me këtë për Front Online ditë më parë ka folur edhe avokati Artan Qerkini.

Ai, ka thënë se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërsa, thotë se është parë zvarritje e procesit ndaj tyre.

Ai tregon edhe arsyet e kësaj.

“Në dy vitet e arrestimit të krerëve të UÇK-së, kemi qenë dëshmitarë të zvarritjes së procesit si pasoj e mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te Prokurorisë brenda afateve te arsyeshme. Po ashtu, mendoj se mbajtja ne paraburgim e tyre është në kundërshtim me jurispodencën e Gjykatës se Strasburgut. Është vërejtur edhe mos zbatimi i një prej parimeve kryesore te procedurës penale parimi i gjuhës”, është shprehur Qerkini.

Ndërsa, sot janë bërë publik edhe emrat e tetë diplomatëve të lartë ndërkombëtarë që pritet të japin dëshmitë e tyre pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në mesin e tyre janë edhe gjenerali Wesley Clark, Bernard Kouchner e William Walker.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./Front Online

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate