9/17/2025 4:53:04 PM

BE dhe “e çara” ballkanike

Duhet të lexoni

Nga Stavros Tzimas

Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 6 dhjetor në Tiranë për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit. Samiti mbahet në një kohë kur zhvillimet dramatike në Ukrainë po kërcënojnë të riaktivizojnë “çarjen” ballkanike, ndër shumë nga pasojat e tjera të luftës.

Për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, udhëheqësit evropianë do ta gjejnë veten në “fushën” e brishtë ballkanike, dhe do të përpiqen të zbulojnë një mënyrë për gjetjen e një ekuilibri delikat midis zgjerimit të BE-së dhe rritjes së ndjenjës pro-evropiane tek qytetarët në këto vende.

Pushtimi barbar i Rusisë në Ukrainë dhe revizionizmi totalitar gjithnjë e më agresiv i Moskës, i ka treguar njerëzve në Ballkan dhe disa prej udhëheqësve të tyre, se çfarë kanë për t’iu ofruar rusët. Po ashtu ata po bëhen më të vetëdijshëm në lidhje me qëllimet e vërteta të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, teksa ky i fundit po synon të pozicionohet si një lojtar i fuqishëm në oborrin e tyre, por edhe për atë që mund të ofrojë në këtë tryezë Bashkimi Evropian.

Tani është momenti i favorshëm, dhe lidershipi politik i BE-së duhet të përfitojë prej tij në mënyrë që të ripohojë synimin e tij të fortë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate. “Ky është momenti i së vërtetës për Ballkanin Perëndimor!”- deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Margaritis Shinas javën e kaluar, duke u kërkuar me mirësjellje liderëve të BE-së që të marrin pjesë në samitin e Tiranës, për t’i dërgua një mesazh të fuqishëm popujve të Ballkanit se Evropa është në krah të tyre edhe në këto kohë të trazuara.

Shinas ka të drejtë. Mungesa në këtë takim e lojtarëve kryesorë si kancelari gjerman Olaf Sholc apo presidentit francez Emanuel Makron – apo e të dyve – do të dërgonte një mesazh krejtësisht të gabuar. Në lojë janë shumë gjëra, sidomos në aspektin gjeopolitik, ndaj nuk ka më vend për tradhti dhe paragjykime.

Dy zjarre po vlojnë tashmë në rajon, në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, dhe ato kërcënojnë që të përshkallëzojnë sërish tensionet. Popujt e Ballkanit Perëndimor duhet ta ndiejnë se “ombrella” evropiane po zgjerohet për t’i mbrojtur edhe ata, si në nivelin më të lartë me përshpejtimin e procedurave, por edhe në nivelin praktik, me një ndihme të dukshme në sektorin energjitik për t’i ndihmuar ata që të përballojnë dimrin që po vjen.

Në këtë aspekt, evropianët duhet të veprojnë si në shtëpinë e tyre, duke pasur parasysh varësinë pothuajse të plotë të Ballkanit nga gazi rus. Në kushtet aktuale, nuk mund të përsëriten me gabimet e së shkuarës siç ishin vonesave skandaloze në dërgimin e vaksinave kundër Covid-19, apo lejimi që turqit, rusët dhe kinezët të ndërhyjnë në rajon dhe të veprojnë si “samaritanë të mirë” me një kosto gjeopolitike të madhe. / “Kathimerini” – Bota.al

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate