9/17/2025 5:00:51 PM

Ja që ka edhe nuse të ‘dashuruara’ me vjehrrën: Më kapi dhe përkëdheli dorën. U diagnostikua me kancer, është heroinë!

Duhet të lexoni

Alketa, e ftuara e dytë në “Ka Një Mesazh Për Ty” duke thyer një tabu të madhe sepse është një nuse që ka ardhur për vjehrrën e saj. Ajo tregon në këtë rubrikë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan se me vjehrrën u “dashurua” 9 vite më parë, ndërsa bashkëshortin e ka njohur me shkuesi.

E ndodhur në një gëzim familjar, Alketa ndodhej e ulur mes vjehrrës dhe kunatës së ardhshme. Ajo kujton momentin e parë kur ndjeu një ngrohtësi të papritur prej saj dhe vendosi t’i rrëfente për veten, duke e “trembur” pak.

Alketa: Vjehrra më kap dorën dhe më përkëdhel në dorë dhe thoja me vete, uau, kjo është vjehrra që dua. Dhe aty shtang menjëherë dhe them me vete të gjithë të vërtetën se si jam si vajzë.

Ardit Gjebrea: Cila je ti si vajzë?

Alketa: Unë jam vajzë çikë rebele, nuk e di, jam shumë e egër edhe si rebele edhe si… në të gjitha format.

Ardit Gjebrea: Por nuk ia the vjehrrës që ditën e parë? Nuk e trembe?

Alketa: Jo, nuk ia thashë, por e tremba në njëfarë forme tjetër.

Ardit Gjebrea: Për shembull?

Alketa: Për shembull, i thashë unë si vajzë zgjohem në orën 10 të drekës, kur bëj punët nuk dua asnjë në shtëpi. Dua të kem televizorin dhe shtëpinë të gjithën për vete sepse e ngre në kupë të qiellit televizorin.

Ardit Gjebrea: Më fal, ia the në momentin e parë vjehrrës?

Alketa: Po, që në momentin e parë.

Ardit Gjebrea: Sapo e takove?

Alketa: Sapo e takova.

Vjehrra u diagnostikua me kancer gjiri, nusja: Është heroina e gjithçkaje, e përballoi situatën vetë

Sipas saj, vjehrra i është gjendur pranë dhe e ka ndihmuar për shumë gjëra, është kujdesur për të dhe kjo është arsyeja pse ajo dëshiron ta falenderojë.

Alketa: Unë sot e kam ftuar për ta falënderuar. Ajo ishte heroina e gjithçkaje. Në vitin 2021 më vdiq im atë dhe ajo më qëndroi shumë pranë që ta kaloja këtë gjë. Ajo ishte diagnostikuar dhe me Covid, kaluam shumë, shumë peripeci të ndryshme, disfata të ndryshme.

Më pas, shtatzënia me vajzën që kisha, erdhi shumë e lodhshme, me shumë probleme. Madje kur kam lindur vajzën më 27 Qershor 2021 u detyrova të bëj një operacion të dytë brenda po këtij muaji për faktin sepse e gjithë zona e barkut kishte marrë një infeksion. Dhe ishte ajo që më tha “çohu të vizitohesh” sepse vuaja dy javë e gjysmë me një temperaturë 39 e gjysmë, me ethe dhe vetëm ajo ishte principi që të më çonte për të më vizituar, për të bërë një vizitë te mjeku. Edhe pse unë isha personel shëndetësor, ajo më thoshte “ti nuk mendon për vete, mendon më shumë për të tjerët”. Arrita të operohesha, ajo qante më shumë se ç’qaja unë për veten time. Unë qaja më shumë për atë dhe fëmijët e mi që kisha lënë përkrah saj sepse thoja me vete ajo do lodhet, fëmija është i vogël, shumë gjëra.

Alketa është nëna e dy fëmijëve, një djali e një vajze.

Alketa: Pikërisht pas disfatave që kaluam pas operacionit të lindjes time të vështirë, mami diagnostikohet me kancer të gjirit.

Ardit Gjebrea: Mami i thua vjehrrës apo jo? 

Alketa: Po.

Ardit Gjebrea: Po si i thërret mamit?

Alketa: Mami i thërras dhe asaj, edhe ajo është shumë e mirë, madje po të ishte afër meje edhe ajo do bënte siç bën mami im, siç bën vjehrra.

Ardit Gjebrea: Na bëre çorap, siç bënte mami, po të ishte mami, siç bënte mami. Atëherë, cila është kush?

Alketa: Dhe mami im, do bënte të njëjtën gjë siç bën dhe vjehrra. Ajo u diagnostikua me kancer të gjirit, arriti ta përballojë të gjithë situatën vetë. Madje ne të gjithë si familje nuk ishim të fortë që t’i jepnim kurajo asaj, ajo na dha kurajo neve. Do të them diçka thotë, nëse deri sot keni bërtitur shumë, sot do të bërtisni më pak. Nëse deri më sot keni dalë 100 herë, sot do dilni vetëm 1 herë. Nëse deri sot keni harxhuar më shumë, do harxhoni më pak.

Sepse vjehrrën time, kështu thotë gjithmonë, e ka huqin ta thotë për mua, “i ke të gjitha të mirat si nuse po vetëm ul zërin se jemi në pallat, nuk jemi në shtëpi private ku nuk të dëgjon asnjeri, kështu”. I them o ma, po ky është toni im, nuk është se dua unë që ta ngre zërin. “Po 9 vite s’u mësove me mua duke të thënë 100 herë, ule zërin, ule zërin?” Dhe prandaj unë sot do ia them këtë gjë, që ta premtoj që do e ul zërin./tvklan.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate