9/17/2025 5:02:43 AM

Regjistrimi përfundon të hënën, në Luginë mbi 100 mijë shqiptarë

Duhet të lexoni

Procesi i regjistrimit të popullatës dhe amvisërive i filluar me 1 tetor në Serbi, e që është paraparë të zgjas deri më 31 tetor, në Luginë të Preshevës po thuaj ka përfunduar në të gjithë vendbanimet shqiptare.

Procesi sipas përfaqësuesve të Komisionit Komunal për Regjistrim, është zhvilluar pa ndonjë problem, ndërsa rezultatet preliminare i përgënjeshtrojnë autoritet shtetërore të cilat shqiptarët i konsideronin vetëm 5200 banorë, në bazë të regjistrimit të 2011 –ës.

“Rezultatet preliminare janë se në komunën e Preshevës me të gjitha 35 vendbanime jetojnë 58850 qytetarë rezident dhe jorezident në 11573 amvisëri. Sipas informatave që i kam Bujanoc ka diku mbi 54000 qytetarë, ndërsa Medvegja mbi 8300 qytetarë”, deklaroi Hevzi Ramadani, kryetar i Komisionit Komunal për Regjistrim.

Qytetarët në Preshevë, iu kanë përgjigjur pozitivisht regjistrimit ndërsa shprehen të kënaqur që janë regjistruar të gjithë edhe ata që jetojnë këtu e edhe familjarët e tyre që jetojnë në diasporë, transmeton rtklive.

“Jemi regjistruar kemi kaluar mirë, çdo gjë ka qen në rregull, jemi regjistruar ne edhe të gjithë pasurinë që e kemi pasur. Jemi të kënaqur me ata që e kanë bërë regjistrimin dhe se gjithçka ka shkuar në rregull”, deklaroi Besnik Arifi.

Edhe Lirim Kamberi thotë se procesi i regjistrimit ka qenë në rregull. “Regjistruesit kanë qenë në shtëpitë tona dhe ne të gjithë iu jemi përgjigjur pozitivisht. Iu bëjë apel edhe pak atyre, nëse ka mbetur dikush, që të regjistrohen”, tha ai.

Rezultatet e para zyrtare Enti për Statistika i Serbisë pritet t`i bëjë publike nga fundi i nëntorit, ndërsa ato përfundimtare më së voni deri në fundin e prillit të vitit 2023. Procesi i regjistrimit në tri komunat e Luginës së Preshevës është monitoruar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e misionit të OSBE-së në Serbi.

Edhe sipas përfaqësuesve politik nga Lugina, kësaj here thonë se regjistrimi ka dëshmuar se në tri komunat, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, janë mbi 100 mbi banorë shqiptarë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate