5/8/2024 1:45:21 PM

Masakra e Halloween, si mundet një turmë të shkaktojë mbi 150 viktima?

Duhet të lexoni

Një rrugicë pak e pjerrët, 45 metra e gjatë dhe katër metra e gjerë. E gjendur pranë centralit në Itaewon.

Ky është elementi i parë që duhet mbajtur parasysh për të analizuar shkaqet e masakrës që ndodhi në Seul të Koresë së Jugut.

Ngjarja, ku qindra njerëz u asfiksuan ndodhi në lagjen argëtuese në qendër të Seulit.


Nga njëra anë muri i hotelit Hamilton, nga ana tjetër baret dhe dyqanet.

Gjerësia maksimale në disa vende: vetëm katër metra.

Qendra më e afërt e reagimit emergjent është 100 metra larg, stacioni i metrosë është një hedhje guri larg, por në anën tjetër të Itaewon-së.

Pika e parë, hapësira të kufizuara dhe të pakëndshme.

Por, kjo sigurisht nuk mjafton për të shpjeguar se si ndodhi që të paktën 153 persona vdiqën të shtypur në turmën e një mbrëmjeje që supozohej të ishte një festë.

Aktualisht ka më shumë pyetje sesa përgjigje.

Por disa elementë kanë një qartësi të mjaftueshme.

Një turmë e jashtëzakonshme (por e parashikueshme)


Nuk janë parë kurrë kaq shumë njerëz në Itaewon, në natën e parë të Halloween-it, që ishte e lirë nga kufizimet e pandemisë.

Kështu thonë dëshmitarët, tregtarët dhe gazetarët.

Autoritetet duhet të kishin parashikuar praninë e një numri të jashtëzakonshëm njerëzish (po flasim për rreth 100 mijë).

Kryetari i Seulit, OhSe-hoon, ishte në Holandë për një turne zyrtar në Evropë.

Festa e Halloween-it në Itaewon është një rast që gjithmonë reklamohet shumë në mediat lokale.

Dhe pas tre vitesh ndërprerje, në vitin 2022 u kthye në normalitetin e tij.

Policia i zhvendosi oficerët në një zonë tjetër
Ministri i Brendshëm dhe i Sigurisë, Lee Sang-min, tha në një konferencë për shtyp se policia nuk priste një turmë më të madhe se në vitet e mëparshme.

Asnjë përforcim nuk ishte planifikuar për natën e Halloween-it.

Jo vetëm kaq: edhe pa dhënë shifra të sakta, ministri shtoi se një numër i caktuar agjentësh ishin zhvendosur nga zona (ku më pas do të ndodhte masakra) në një zonë tjetër të qytetit ku po protestohej.

Këtu, kjo mund të jetë një pikë tjetër vendimtare.

Në Korenë e Jugut, dhe veçanërisht në kryeqytet, prania e forcave të sigurisë është shpesh masive, ndonjëherë gjykohet e tepruar.

Por ajo është pothuajse gjithmonë për arsye të rendit publik të lidhura me protesta të natyrës politike.

Rreziqet e shtypjes nga turma në Itaewon janë nënvlerësuar.

Muzika dhe ata fëmijë që bërtisnin: Ne jemi më të fortët, le të shtyjmë
Itaewon është një vend i qetë.

Në të kaluarën, pushtuesit mongolë dhe japonezë kishin krijuar bazat e tyre të trupave në zonë.

Sot është një nga ato lagje të dyanshme që ekzistojnë në shumë qytete të botës: gjatë ditës, një kryqëzim logjistik dhe trafiku.

Në mbrëmje, klube, bare, vende takimi.

Kim Seo-jeong, 17 vjeç, një nxënëse e shkollës së mesme, ishte atje si mijëra bashkëmoshatarë.

Ajo dhe një shoqe ishin të veshura me rroba tradicionale kineze.

“Kur mbërritëm rreth orës 20:00”, tha ajo për “New York Times” , tashmë kishte mjaft njerëz në rrugicë për të vështirësuar çdo lëvizje.

Një orë më vonë ata kishin hequr dorë dhe u përpoqën të ngjiteshin për të shkuar në shtëpi.

Por kishim ngecur.

Menjëherë pas kësaj, një grup djemsh doli nga lart duke bërtitur: Shty, shty. Ne jemi më të fortët.

“Një person rrëshqiti para meje” – thotë Kim – “pastaj të tjerët. Si domino”.

“Ne bërtitëm, duke kërkuar ndihmë, por muzika ishte aq e lartë sa askush nuk dëgjoi asgjë”.

Të rriturit hodhën Kim dhe shoqen e saj në një lokal.

Keith Still, profesor i Crowd Science në Universitetin e Suffolk-ut, dallon dy fenomene: rrëmbim (rrëmujë) dhe shtypja e turmës (shtypja e njerëzve).

Në rastin e parë, njerëzit kanë rrugë shpëtimi, në të dytin jo.

Asfiksia dërrmuese: Ju vdisni kur trupat dhe mushkëritë tuaja janë aq të ngjeshur.

Secili përfundon në një betejë personale me fqinjët, për një frymëmarrje, për disa sekonda jetë.

Kush bie shtypet.

Është domethënëse që numri i vdekjeve tregon një çekuilibër gjinor: vajzat e vdekura janë pothuajse dy herë më shumë se djemtë.

Mungesa e perceptimit të tragjedisë në zhvillim
Masakra disa hapa më tutje.

Në përgjithësi, për një kohë tragjikisht të gjatë, peshën e situatës nuk e kapën as ata që ishin aty pranë.

Dëshmitarë si Kim Seo-jeong tregojnë për njerëzit që filmonin turmën.

Kishte nga ata që vazhdonin të grimoheshin për Halloween, nga ata që përplasnin dyert e ambienteve duke kërkuar orarin e hapjes.

Pak oficerë me jelekë të verdhë, të armatosur me bilbil.

Videot tregojnë disa prej tyre duke u ngjitur në çatinë e makinës, duke fishkëllyer dhe duke u bërtitur njerëzve që të largohen.

Nuk ka plane emergjence


Brian Higgins, i cili jep mësim në Menaxhimin e Emergjencave në Kolegjin e Drejtësisë Penale John Jay i tha “New York Times” se nga videot dhe dëshmitë e të mbijetuarve, “është mjaft e qartë se forcat e sigurisë nuk kishin personel të mjaftueshëm dhe se nuk kishin mjaft staf”.

“Është më e vështirë të menaxhosh mbledhjet spontane të njerëzve sesa koncertet apo ngjarjet sportive. Por gjithsesi policia duhej të ishte në gjendje të çante turmën”.

Plani në rast turme: Duhej parashikuar zona ku njerëzit mund të dilnin jashtë. Dhe një sistem komunikimi me shenja dhe njoftime që tregojnë një rrugëdalje. Asgjë nga këto nuk perceptohet nga imazhet.

Autoritetet njoftuan se sot do të jetë vendi i zisë kombëtare: Seoul Plaza, pranë Bashkisë.

Shenjat e dhimbjes spontane gjithashtu duhet të udhëhiqen dhe kontrollohen.

Sa keq që po kjo frymë “rregulli” dhe “kontrolli” mungoi totalisht para tragjedisë, në pritje të Halloween-it.

Djem me maska ??dhe vajza me flladitëse në duar u shtypën përgjatë një rruge 45 metra të gjatë dhe katër metra të gjerë në një natë feste./  Marrë nga “Corriere Della Sera”,  përkthyer nga Albanian Post


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

“Romeo, influencëri më i mirë”, Anaidi zbulon shifrat e frikshme që merr aktori për një postim në Instagram

Anaid Kaloti i ftuar tek E Diell ka treguar se influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin është Romeo Veshaj ...

Një “banor” i ri i bashkohet “Ferma VIP”, si reaguan lojtarët

Në fermën më të njohur në vend është bashkuar një pjesëtar i ri.Një iriq i është bër& ...

“Bashkë”/ Bardhi dërgon dron brenda ‘BBV’, ja cilët janë dy banorët që këngëtari surprizoi

Bardhi, ka surprizuar dy miqtë e tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ka nisur një dron, me nj&eu ...

Jetë / Stil

Ndalimi i habitshëm, Milano nuk do të lejojë picat dhe akulloret pas një orari të caktuar

Një nga qytetet më të famshme italiane po mendon që të ndalojë shitjet e picave dhe akulloreve pas mesnatës.Në ...

Njihuni me ‘mrekullitë’ e kajsive në shëndet!

Ata janë një nga frutat më tipike të verës: të shijshme dhe me ngjyra, ata promovojnë humor të mirë dhe n ...

Trendi i ri në rritje, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna në moshë të vonë

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet s ...

Sport

Arsenali triumfon në derbin londinez, vazhdon luftën për titull

Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Tottenhami, duke triumfuar 3-2 në kuadër të j ...

Fitojnë Ballkani e Llapi, Drita ndalet nga Dukagjini

Është përmbyllur edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës, pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot.Ballkani regji ...

Pesë lojtarët që nuk e kanë vendin e sigurt tek Barcelona pas qëndrimit të Xavit

Në janar të këtij viti trajneri i Barcelonës, Xavi, kishte tronditur të gjithë pas vendimit që mori për të ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate