9/15/2025 9:49:17 AM

Lajçaku për mundësinë e shtyrjes së afatit për targat: Është vendim i kryeministrit, s’e komentoj

Duhet të lexoni

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e shtyrjes së afatit për targat është vendim i kryeministrit Albin Kurti.

“Diskutuam për këtë çështje (për targat) dhe është vendim i kryeministrit, kështu që s’do ta komentoj këtë”, ka thënë Lajçaku në një konferencë për medie pas takimit me Kurtin në Prishtinë, raporton Klankosova.tv.

Duke mos dashur të komentojë më tepër, ai tha se takimi me Kurtin ishte i dobishëm dhe profesional.

“Shumë e dobishme. Ne po përparojmë në diskutimin tonë, kjo është e gjitha çka mund të them në këtë pikë… Ishte diskutim serioz, i mirë, i dobishëm dhe profesional”, ka shtuar ai.

Për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, emisari i BE-së tha se kjo është në dorën e të dy vendeve.

Ndërkaq për draftin për asociacionin është informuar nga mediet kosovare dhe se BE-ja nuk e ka kërkuar një gjë të tillë. Sipas tij, BE-ja e sheh këtë draft thjesht si një letër.

“Kam mësuar për këtë letër (draftin për asociacionin) nga mediet e juaja, por nuk kam qenë i informuar më herët për të dhe nuk është shpërndarë me ne. Por, ne nuk i themi askujt ta bëjë këtë dhe e shohim si të gjitha letrat që prodhohen”, është shprehur ai.

Ai shtoi se është në kontakte të vazhdueshme me kryeministrin e vendit Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./Klankosova.tv


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate