9/16/2025 10:24:25 AM

Një duartrokitje për çunat! Për 33 orë plotësuan shumën 600.000€ për Klevisin

Duhet të lexoni

Një solidaritet i pashoq u shfaq mbrëmjen e djeshme në të gdhirë të ditës së sotme.

Pavarësisht se dukej e pabesueshme, shuma prej 600.000€ për Klevis Gjelucën është siguruar falë një përkushtimi dhe vendosmërie për t’u përgëzuar nga një grup të rinjsh, sensacionalë në rrjetin social shumë të ndjekur TikTok.

Sipas atyre që deklarojnë ndjekësit e JOQ të cilët i kanë shoqëruar virtualisht të rinjtë shqiptarë që kanë bërë thirrje për donacione e kanë dhuruar edhe vetë shuma të mëdha monetare për shërimin e Klevisit, meritojnë me plot gojën të shpallen heronj.

Bëhet fjalë për Aleks Vishën (i cili raportohet se ka qëndruar 24 orë zgjuar duke mbledhur donacione), Ideal Domin (i cili përpos se ka kontribuar me grupin e djemve ka dhuruar mbi 8000€ personalisht në llogarinë e Go Fund Me), Rudian Balliun, Fabio Dushkun (pavarësisht se është i mbyllur në një burg të Greqisë, ishte pjesë e grupit të të rinjve shqiptarë që në TikTok kanë mbledhur donacionet), Flori dhe Dijonis Biba (të cilët kanë qëndruar live duke u shpjeguar njerëzve si të kontribuojnë), së bashku me disa djem të tjerë.

Grupi ka qëndruar live në rrjetin social dhe për një periudhë prej 33 orësh ka bërë të mundur mbledhjen e 300.000€ për të plotësuar shumën për 20-vjeçarin i cili ndodhet në koma.

Një situatë e tillë sa emocionuese dhe përlotëse njëkohësisht ka ngritur peshë zemrat, jo vetëm të familjarëve të të riut që ka nevojë për ndihmë, por edhe të qytetarëve shqiptarë të cilët morën një mësim të rëndësishëm solidarizimi.

Ky nuk është thjesht shembulli i përkryer i rinisë në këtë vend, por i djemve shqiptarë të cilët treguan se TikTok nuk është thjesht një aplikacion argëtimi dhe falë zemër-bardhësisë së tyre do mbahen mend gjatë në memorien e mirëbërësve shqiptarë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate