9/16/2025 11:39:23 PM

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Ballkani i Hapur s'e dëmton Kosovën

Duhet të lexoni

Nuk ndihet mirë, kur në takimet e Ballkanit të Hapur mungon flamuri i Kosovës. Është shprehur i bindur se kjo nismë rajonale nuk e dëmton Republikën e Kosovës. Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka garantuar para përfaqësuesve të Kosovës se shteti maqedonas do të largohet nga Ballkani i Hapur, nëse kjo iniciativë i prek interesat e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u ka bërë thirrje liderëve institucionalë të Kosovës që t’i shfrytëzojnë Ballkanin e Hapur dhe çdo iniciativë tjetër rajonale për ta prezantuar interesin e Kosovës.

Ai ka garantuar para përfaqësuesve të Kosovës se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë në këtë nismë, nëse sheh që po dëmtohet Republika e Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se nuk ndihet mirë, kur nuk e sheh flamurin e Kosovës në takimet e kësaj iniciative.

"Unë mendoj se nuk dëmtohet interesi i asnjë shteti në rajon. Ne nuk do jemi pjesë e cilësdo platformë që do ta dëmtonte interesin e Republikës së Kosovës dhe cilitdo shtet me te cilin ne kemi miqësi dhe partneritet, mirëpo vendimet janë të Kosovës", ka thënë ai.

Osmani i ka vlerësuar si legjitime shqetësimet e vendeve të rajonit që ngurrojnë t`i bashkohen kësaj nisme, duke shtuar se po bëjnë përpjekje për t`i bindur ato.

"Legjitime janë hezitimet e Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës, por edhe të Malit të Zi dhe Bosnjës. Detyra jonë, që e kemi përqafuar këtë iniciativë, është t`i bindim për vlerën e shtuar që e ka iniciativa. Cila është mënyra më e mirë? Duke treguar rezultate. Nëse ne më tepër bëjmë politikë me këtë iniciativë, nëse ne më tepër bëjmë takime të kota e pa rezultate, sigurisht se nuk do të bindim asnjë që të bashkëngjitet", ka thënë Osmani.

Ai është zotuar se shteti maqedonas nuk do të jetë pjesë e asnjë nisme rajonale e cila e prek interesin e Kosovës.

"Maqedonia e Veriut nuk do të jetë pjesë e cilësdo iniciativë në të cilën do të dëmtohet Kosova, sepse nëse flasim për partneritet, nëse flasim për miqësinë, kjo nënkupton se ne nuk do ta shohim interesin tonë në kundërshtim me interesin e miqve dhe partnerëve që i kemi", është shprehur ai.

Shefi i diplomacisë maqedonase ka bërë me dije se vazhdimisht bën përpjekje për t`i bindur përfaqësuesit e Kosovës që t’i bashkohen kësaj nisme.

"Sigurisht se në çdo takim bisedojmë edhe për këtë. Është temë e rëndësishme, bile edhe në komunikimet e përditshme që kemi me zyrtarët e Kosovës, i dëgjojmë pozicionet e Republikës së Kosovës. Unë mendoj që, pa dashur të hyj në vendimet e Kosovës, duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha platformat që të dëgjohet zëri ynë. Veçanërisht shtetet e vogla duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për t’i shprehur interesat dhe pozicionet tona", ka thënë Osmani.

Sipas tij, Ballkani i Hapur është iniciativë me vlerë të shtuar.

"Sigurisht se i kanë arsyet e veta. Thashë se Kosova është shtet sovran që i merr vendimet e veta për çfarëdo iniciative. E jona është që të tentojmë t`i bindim për vlerën që ka një iniciativë konkrete", është shprehur Osmani.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut ka treguar se nuk është ndier mirë, kur në takimin e Ohrit ka munguar flamurin i Kosovës krahas flamujve të vendeve tjera.

"Në takimin në Ohër, që ka qenë takimi i dytë pas atij të Novi Sadit, mua më ka penguar që kanë qenë vetëm pesë flamuj në atë iniciativë. Mendoj se çdo platformë duhet të shfrytëzohet për t’i shprehur qëndrimet dhe pozicionet e secilit prej shteteve këtu në rajon", ka deklaruar Osmani.

Sipas tij, kjo iniciativë duhet të dizajnohet bashkërisht nga të gjitha vendet e rajonit.

"Ne duhet bashkë ta dizajnojmë iniciativën, ta dizajnojmë ashtu që të jetë e favorshme për të gjithë ne. E mira e iniciativës është që secili shtet mund të participojë i barabartë dhe të tregojë se në këto pika pajtohet dhe në këto pika nuk pajtohet, këto marrëveshje i nënshkruaj dhe këto marrëveshje nuk i nënshkruaj", ka vlerësuar ai.

Kosova duhet të mësojë nga gabimet e Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e problemeve strategjike me fqinjët, sipas ministrit Osmani.

Ai ka bërë me dije se Maqedonisë së Veriut i ka kushtuar me dekada politika e saj nacionaliste.

"Ne, konsideroj se kemi humbur 30 vite me Republikën e Greqisë, duke tentuar me një politikë që ka qenë izoluese që t`u ikim rregullave të politikës ndërkombëtare. Mendoj se këto pesë vitet e fundit janë ato që na kthyen përsëri në rrugën e duhur, duke bërë kompromise që nuk kanë qenë të lehta, por duke i garantuar vendit anëtarësim në NATO, që është e jashtëzakonshme, veçanërisht tani në kushte të agresionit rus në Ukrainë, por edhe të fillojmë bisedimet me BE-në pas 17 viteve pritje", ka thënë ai.

Osmani ka thënë se Kosova nuk duhet t`i përsëritë gabimet e Maqedonisë.

"Ajo që mund të them është që të merret shembulli i Maqedonisë se Veriut, pozicioni jonë në periudha të ndryshme të zhvillimit të shtetit dhe politikës në përgjithësi dhe të mësohet nga gabimet tona", ka vlerësuar.

Sipas Osmanit, problemet me fqinjët duhet të zgjidhen duke qenë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

"Mendoj se secili duhet ta analizojë dosjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të parë se politika ndërkombëtare është e pamëshirshme dhe se duhet shumë punë, shumë mençuri, shumë koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe guxim për të ecur përpara. Mendoj se shembulli i Maqedonisë së Veriut është shembulli më i mirë se si duhet dhe si nuk duhet të veproni, kur keni për të mbyllur çështje të rëndësishme strategjike për vendin", është shprehur ai.

Ndër të tjera, në këtë intervistë të gjatë, Osmani ka folur edhe për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt integrimit në BE.

Ai ka vlerësuar se BE-ja nuk është sjellë në mënyrë të drejtë ndaj Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

"Mendoj që jo dhe kjo e ka vënë dukshëm në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së në rajon. Bile unë gjithmonë them se Maqedonia e Veriut është ajo që e shpëtoi fytyrën e BE-së në rajon me kompromisin që e bëri me Bullgarinë", ka thënë Osmani.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate