Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar Policor është suspenduar për 72 orë.
Deri te suspendimi i tij ka ardhur pasi një person ka arritur që të ikë nga Stacioni i Policisë në Suharekë pasi të njëjtit i është shqiptuar masa e dënimit me burg.
“Ndersa lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal I Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë dhe Inspektoriati policor është njoftuar”, njofton Policia.