9/17/2025 11:26:05 AM

Vazhdon ofensiva serbe kundër Bislimit: Pas Petkoviqit, edhe Vulini e ofendon atë

Duhet të lexoni

Besnik Bislimi është kthyer në temë të ditës nga politikbërësit në Serbi, dhe gjithçka nisi nga intervista e tij e mbrëmshme në RTK2.

Aty, zëvendëskryeministri i Kosovës, mes tjerash tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq “në takime private në Bruksel thotë se e kupton që duhet ta njohë Kosovën, por duhet të përgatitet terreni në Serbi, duhet kohë dhe pastaj në publik thotë se nuk do ta njohë kurrë”.

Reagim pati menjëherë nga pala serbe. I pari ishte drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, i cili e quajti “gënjeshtar” e çka jo tjetër.

Pas tij, radha i erdhi vartësit tjetër të Vuçiqit, ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Duke përdorur termin pezhorativ ndaj shqiptarëve si “shiptari”, Vulini tha: “Shiptarët vetëm mund ta urrejnë Vuçiqin, ai nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë”.

“Kam qenë me Aleksandar Vuçiqin që nga dita e parë e dialogut të Brukselit. Që atëherë e deri më sot, gënjeshtarë të ndryshëm, serbë dhe shiptarë, si Bislimi, thonë se Aleksandar Vuçiqi e ka njohur apo do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë. Kanë kaluar 10 vite dhe e ashtuquajtura Kosovë ka më pak njohje sesa kur Serbia drejtohej nga Tadiqi dhe Jeremiqi”, thuhet në njoftimin e Vulinit.

Ai shton se “ka qenë dëshmitar i kërcënimeve dhe shantazheve të egra”.

“Dëgjova njerëzit më të fuqishëm të Bashkimit Evropian teksa kërcënojnë Aleksandar Vuçiqin me zhdukje politike dhe lënë mundësinë edhe të zhdukjes biologjike. Unë jam dëshmitar se serbët në delegacionin tonë u frikësuan dhe hezituan dhe se Aleksandar Vuçiq ishte ai që e pengoi të ashtuquajturën Kosovë të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Aleksandar Vuçiqi nuk do ta njohë kurrë të ashtuquajturën Kosovë dhe këtë e dinë serbët, këtë e dinë edhe të huajt, këtë e di edhe unë që kam qenë bashkëluftëtar i tij gjatë gjithë këtyre viteve dhe shiptarët e dinë në veçanti, prandaj e sulmojnë dhe e urrejnë aq shumë. Dhe, ata vetëm mund ta urrejnë, ai nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë”, ka thënë Vulini. /Klankosova.tv


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate