9/18/2025 11:55:07 AM

BE propozon masa shtesë për krizën energjetike

Duhet të lexoni

Komisioni Evropian propozoi një grup tjetër masash emergjente për të trajtuar çmimet e larta të energjisë, por sërish shmangu  një kufi të çmimi të gazit pasi vendet e BE-së mbeten të ndara për këtë ide.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në një konferencë shtypi, propozoi ngritjen e një zyre të përbashkët të blerjes së gazit nga BE.

 “Ne e dimë që kërkesa e Evropës për energji është shumë e madhe, kështu që është logjike që shtetet anëtare dhe kompanitë e energjisë duhet të përdorin fuqinë e tyre blerëse të përbashkët dhe për këtë ne propozojmë mjete ligjore për bashkimin e kërkesës për energji në nivel evropian”, ka thënë Von der Leyen.

Masat e reja nuk përfshini një çmim kufi për gazin por Komisioni kërkoi miratimin e vendeve të BE-së për një projekt-propozim për të vendosur një “çmim maksimal dinamik” të përkohshëm për tregtitë në qendrën holandeze të gazit të Transferimit Titullit i cili shërben si një çmim standard për tregtimin evropian të gazit. Përkrahësit e kufirit të çmimit thonë se standardi nuk pasqyron realitetin e shumicës së blerjeve të gazit nga BE.

 “Ne po përcaktojmë një sërë parimesh për këtë mekanizëm fleksibël, dinamik të mbulimit me gaz në Europë. Ai duhet të jetë mjaft fleksibël për të garantuar sigurinë e furnizimit, për shembull, duhet të jetë mjaftueshëm i sigurt që tregu po funksionon, gazi po rrjedh dhe duhet të jetë mjaft i gjerë sa të mbulojë edhe standardet e tjera që kemi në Bashkimin Evropian. Ne duhet të zbusim paqëndrueshmërinë dhe rritjet ekstreme të çmimeve në tregun kryesor evropian të gazit. E dimë se ky treg ka ndryshuar në mënyrë dramatike”, ka thënë Von der Leyen.

Propozimet nuk ka gjasa të qetësojnë të gjitha 27 vendet e BE-së, udhëheqësit e të cilëve do t’i diskutojnë ato në një samit të enjten dhe të premten. Ministri francez Laurence Boone bëri thirrje për zbatimin e një kufiri çmimi, ndërsa ministrja austriake Karoline Edtstadler tha se një masë e tillë “fatale” do të pengonte blerjet e gazit të bllokut. Propozimet e Komisionit, të cilat kanë nevojë për miratim nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, janë përpjekja e fundit e bllokut për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe krizën e furnizimit.

Klan News

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate