9/18/2025 7:01:02 AM

Escobar deklarohet shkurt pas takimit me Kurtin, i tregon kryeministrit për implikimet nga dialogu me Serbinë

Duhet të lexoni

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, foli shkurt pas takimin me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Escobar theksoi partneritetin e palëkundshëm të Kosovës me SHBA-në, ndërsa foli pak për kryetemën e takimit, që ishte dialogu me Serbinë.

“Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovraninetin dhe sigurinë tuaj”, tha Escobar.

Escobar dhe Kurti nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët të cilët ishin të pranishëm në konferencë, duke mos dhënë kështu detaje të tjera rreth dialogut Kosovë-Serbi.

I dërguari i posaçëm i SHBA’ve, u takua sot edhe me Osmanin, ku tha se vizita e tij në Prishtinë ishte formë mbështetje për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Escobar tha se Kosova është mik i madh me SHBA-të.

Tutje shtoi se miqësia SHBA-Kosovë nuk bazohet vetëm në interesat e përbashkëta, por edhe në vlerat e njëjta.

“Kosova është një aleat shumë, shumë i mirë, një mik i mgushtë i SHBA-ve. Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së  nuk bazohet vetëm në interesin e përbashkët por edhe në vlera të përbashkëta”, tha ai.

Escobar tha se në Prishtinë është edhe që të shpreh mbështetjen amerikane për aspiratat euroatlantike për Kosovën.

“Pata dëshirë që të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar . Jam shumë krenarë që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe ngjarjet e kësaj jave janë indikator se Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e demokracisë”, shtoi Escobar. /gazetametro.net

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate