9/17/2025 11:15:55 PM

Si u shantazhua guaja e martuar nga kolegu në Tiranë, për foton nga krevati

Duhet të lexoni

Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme, në Instagram që dy të rinjtë Kenado Shira, 17 vjeç, dhe Renato Hasula, po 17 vjeç, (djem tezesh) kanë bërë kundrejt vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, shkaktuan  tragjedinë  mesditën e 12 tetorit në Klos, me tre viktima dhe dy të plagosur.

39-vjeçari qëlloi disa herë me pistoletë në rrugën kryesore të qytetit, duke lënë të vdekur në vend 17-vjeçarin Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital.

Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në fshatin Dars. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula. Në dëshminë e saj para hetuesve, vajza e autorit është shprehur se ajo shantazhohej nga dy kushërinjtë në Instagram dhe se kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollë.

Por ky nuk është krimi i vetëm që ka ndodhur nga kërcënimet në internet, ekspertë të policisë kanë ngritur alarmin për prindërit referuar denoncimeve të kryera mbi shantazh, gjobëvënie dhe përndjekje përmes rrjeteve sociale Facebook, Instagram, Snapchat.

Një oficer i policisë për mediat tregoi për historinë e një marrëdhënie seksuale e cila kaloi në shantazhe mes një gruaje të martuar me kolegun e zyrës.

“Shembulli më ekstrem, është ai i një gruaje të martuar që u lidh me kolegun e zyrës dhe përmbi dy vjet u shantazhua për një fotografi, ku të dy janë në krevat. Ajo u detyrua të kallëzojë së pari tek i shoqi për lidhjen dhe më pas të dy erdhën në polici“, tha oficeri.

Astronomers Detect Record-Breaking Gamma-Ray BurstKeep Watching

Kolegu i zyrë kishte një alibi, që pavarësisht këmbënguljes nuk e shpëtoi nga burgu. “Jam beqar dhe Z., nuk ishte dakord që të ndaheshim. Gjithçka është një hakmarrje e ulët”,  këmbënguli i riu, që pavarësisht kësaj alibie, aktualisht mbahet në paraburgim për akuzën e përndjekjes dhe të kanosjes.

Policia e shtetit here pas here ka paralajmëruar qytetarët të bëjnë kujdes me përdorimin e rrjeteve sociale pasi kohët e fundit janë rritur rastet e denoncimeve për shantazhe nga profile false. Autorët krijojnë adresa false dhe pasi marrin të dhënat personale, ata kërkojnë në favor shuma parash ose të dhënat sensitive do i bëjnë publike tek të afërmit./VoxNews

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate