9/16/2025 5:00:10 PM

Vritet në Londër 27-vjeçari shqiptar

Duhet të lexoni

Një shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe. Mësohet se viktima quhet Lumturi Zeqja, 27 vjeç. Ngjarja ndodhi jashtë një stacioni metroje në Londrën lindore të dielën në darkë (16 Tetor).

Sipas raportimeve gjithçka ka ndodhur pas një sherri. Policia mori një njoftim dhe kur shkoi në vendin e ngjarjes gjeti dy persona të dëmtuar. Mes tyre edhe 27-vjeçari Zeqja i cili u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

I plagosuri tjetër është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Asnjë arrestim nuk është bërë dhe personi i përgjegjshëm për sulmin është ende në arrati. Policia ka thënë se ka disa pista të ndryshme hetimi.

“Hetimi është në vijim dhe po ndjekim disa pista. Përparësia jonë është që të gjejmë personin përgjegjës dhe të sjellim drejtësi për viktimën dhe familjen e tij”, tha detektivi Adam Callaghan.

Familjarët e Zeqjes janë informuar për këtë tragjedi dhe trupit të të ndjerit pritet që t’i bëhet një autopsi. Ndërsa agjentët e tjerë mëngjesin e së hënës shkuan në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova.

Detektivi Callaghan u ka bërë thirrje personave që kanë informacion për ngjarjen që t’ua tregojnë policisë. Ndërsa sa i përket të plagosurit, ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate