9/18/2025 8:59:37 AM

Austriakja çon në këmbë Policinë e Kosovës, ish-burri e mbajti të mbyllur atë dhe fëmijët në Klinë – Sinjali sjellë detajet

Duhet të lexoni

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur në një familje në fshatin Sferkë të Klinës, ku burri po dyshohet se ka mbajtur me dhunë në shtëpi ish-bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre. Viktima, shtetase e Austrisë është divorcuar nga i dyshuari, por nuk po mund të kthehet në shtetin e saj. Sinjali ka mësuar detaje për intervenimin e Policisë së Kosovës në këtë rast dhe veprimet që janë marrë deri më tash.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se çifti është shkurorëzuar në Austri, me ç’rast është vendosur që fëmijët t’i marrë në përkujdesje nëna e tyre. Ndonëse fëmijët janë me nënën, ata janë mbajtur të mbyllur me dhunë për disa ditë nga babai/burri, i cili s’po e lejon gruan të kthehet në shtetin austriak.

Përballë kësaj situate aq të frikshme, Sinjali mëson se shtetasja e Austrisë është detyruar që të kërkojë ndihmë përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, që funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës.

Denoncimi i rastit dhe intervenimi i Policisë rezultoi me arrestimin e burrit të dyshuar, i cili është kapur në orët e mbrëmjes dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Në anën tjetër, gruaja ka dëshmuar për rastin dhe atë se çfarë ka ndodhur ën shtëpinë e ish-bashkëshortit në fshatin Sferkë dhe më pas bashkë me  fëmijët janë dërguar në strehimoren në Pejë, derisa të merret një vendim që të dërgohet në Austri.

Ndërkohë ndaj të dyshuarit, pasi kanë përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orë I për veprën penale “Dhunë në familje”.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate