9/18/2025 4:30:10 AM

“Telenovelë” djegiesh makinash në Devoll! Marsel Buçi akuzon motrat Arapi: Mesazhi për mua është i qartë!

Duhet të lexoni

Dy javë pasi u dogj mjeti i 27-vjeçares, Deizi Arapit, një tjetër mjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bilisht.

Mjeti i djegur është në pronësi të punonjësit të karburantit në Bilisht, Marsel Buçit, i cili akuzon motrat Arapi për dëmin e shkaktuar ndaj tij.

Për Top Channel ai tha se ka dyshime të forta që makina është djegur nga motrat Arapi dhe dyshimet e tij i përforcon edhe ora e djegies, e cila është e njëjtë me orën që u dogj mjeti i Deizi Arapit.

Nuk kam konflikte me persona të tjerë. Motrat më kanë akuzuar për djegien e makinës, por unë nuk kam gisht në këtë ngjarje. Makina mu dogj në orën që është djegur edhe makina e vajzave, çfarë më bën të mendoj që mesazhi për mua është i qartë”, u shpreh ai.

Zjarrvënia e sotme sipas policisë dyshohet e qëllimshme, pasi mund të jetë ‘hakmarrje’ për ngjarjen e ndodhur më 25 shtator ku iu vu flaka mjetit të Arapit dhe u dogj plotësisht.

Deizi Arapi, pronarja e makinës tip “Mercedes Benz” që u dogj para dy javësh ngriti akuza se ngjarja lidhet me një konflikt të vjetër mes saj dhe ish kryebashkiakut Bledion Nallbati aktualisht deputet i PD për shkak të largimit të padrejtë të nënës së saj nga puna, ndërsa dëshmoi se personi që ka kryer veprimin ishte  punonjësi i karburantit në pronësi të deputetit.

Deputeti Nallbati i cili aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, ndërsa ka sqaruar se me të renë nuk ka konflikte dhe se me të ka komunikuar vite më parë vetëm për rastin e nënës së saj.

Më tej ai shtoi se akuzat ndaj tij mund të jenë të nxitura nga dikush tjetër dhe se sapo të kthehet nga Gjermania do ti drejtohet organeve ligjzbatuese duke bërë një kallëzim për shpifje.

Vetëm një muaj më parë 27-vjeçarja Arapi u la nga gjykata në masën e sigurisë detyrim paraqitje, par arrestimit për shkak se u konfliktua verbalisht dhe fizikisht me punonjësit e policisë. Ata  i kërkuan të mos prishnin rendin dhe qetësinë publike pasi së bashku me motrën dhe disa miqtë e saj po dëgjonin muzikë në makinë gjatë mesnatës./ Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate