9/18/2025 1:23:13 AM

U mor me kompaninë e djalit të vëllait të tij, Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: E ka personale

Duhet të lexoni

U mor me kompaninë e djalit të vëllait të tij, Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: E ka personale

Djegia e veturës së Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija, bëri që kryeministri Kurti të vizitojë me mëngjes ShSKUK-në, nga ku doli me konstatim se dy kompani kanë dështuar ta kryejnë punën e tyre. Njëra prej kompanive është në pronësi të djalit të vëllait të ish-deputetit të PDK-së, Sami Lushtaku. Gazeta Express ka kontakuar Lushtakun, cili i është përgjigjur Kurtit.

Ish-deputeti i PDK-së dhe nënkryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku konsideron se kryeministri Albin Kurti ka inat personal me të, kur sot publikisht i qiti “para gjyqit” dy kompanitë “Quantic” dhe “Security Code”, kjo e fundit në pronësi të djalit të vëllait të Lushtakut, Milazimit dhe personit tjetër Esat Tahiri.

Sipas kryeministrit Kurti, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima””.

I kontaktuar nga Gazeta Express, ish-deputeti Sami Lushtaku thotë se Kurti ka inate personale me të.

“Unë mendoj që kryeministri ka punë me të mençura se me u merr me ato kompani, ai e di që njëra prej kompanive është e djalit të vëllait. Unë mendoj që e ka bë për shkak të deklarimit tim publik që unë i kam thënë Kurtit”, tha Lushtaku për Gazetën Express.

I pyetur se për cilën deklaratë e ka fjalën, Lushtaku u përgjigj:

“Atë deklaratën që i kam thënë Kurtoviq, kjo është ajo, inati personal me mua”, tha më tej Lushtaku.

“Besoj që kompania e jep arsyetimin (del me një reagim)”, përfundoi Lushtaku.

Lushtaku e quajti Kurtin “Kurtoviq” pas një video të publikuar nga Vetëvendosje ku ish-partitë e pushtetit akuzoheshin për shkatërrimin e vendit..


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate