Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve KOSTT – Operator, Sistemi, Transmetimit dhe Tregu sh.a., Jeton Mehmeti ka reaguar ndaj keqpërdorimeve që po ndodhin në vend duke mos kursyer energjinë elektrike, edhe pse situata energjetike ne të cilën po kalon vendi dhe evropa eshte tejet e rende, raporton Metropol Magazine.
Mehmeti përmes llogarisë së tij në Facebook ka krahasuar shtetin Gjerman me atë të Kosovës në raport me masat për kursim të energjisë, derisa ka publikuar fotografi ku shihet se njëri nga stadiumet më ikonike në Evropë “Allianz Arena” ku luan ekipi më i sukseshëm i Gjermanisë, Bayern Munchen, shenjat reklamuese apo ndriqimi publik rreth saj ku konsiderohet i panevojshëm janë të ndalura, derisa në rrugën Fushë Kosovë drejtimi Prishtinë të gjitha bizneset edhe pas mesnatës kur qarkullimi i veturave dhe njërzëve është i vogël në numër, hapësirat reklamuese në të dyja anët e rrugës janë të gjitha të ndriquara.
Me këtë rast Mehmeti thekson se kostoja e çdo drite është enorme dhe dëmton thesarin e shtetit të Kosovës. Metropol Magazine