9/17/2025 12:50:45 PM

Komanda e KFOR-it nga sot në duar të italianëve

Duhet të lexoni

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, sot ia dorëzon komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

Në një intervistë për KP, Kajari ka thënë se situata në Kosovë aktualisht është e qetë dhe stabile, transmeton Klan Kosova.

Gjatë mandatit të tij 1-vjeçar pati shumë zhvillime në fushën e sigurisë, si lufta në Ukrainë apo edhe trazirat në veri natën e 31 korrikut.

Komandanti i KFOR-it, në një intervistë për KP, pranon se lufta në Ukrainë rriti tensionet edhe në Kosovë, por që tani këto janë ulur ndjeshëm. Sipas tij, nuk ka asnjë kërcënim të shtuar të sigurisë ndaj Kosovës për shkak të zhvillimeve në Ukrainë.

“Do të thosha se kur filloi lufta në Ukrainë, në fund të shkurtit, ka pasur një rritje të dukshme të tensionit edhe në Kosovë. Por unë mendoj se kjo mund të ketë ndodhur në shumë vende të Evropës, sepse ka kaluar një kohë shumë e gjatë që kur kemi pasur një luftë në Evropë. Pra, menjëherë pas fillimit të pushtimit rus, ne përjetuam disa tensione në Kosovë, njerëzit ishin më të frikësuar, por më pas këto tensione u qetësuan dhe tani nuk e kemi këtë nivel të lartë të tensioneve. Sa i përket sigurisë, KFOR-i monitoron situatën në mbarë Kosovën dhe nuk kemi identifikuar ndonjë kërcënim të shtuar të sigurisë ndaj Kosovës për shkak të luftës në Ukrainë. Ne e kemi filluar këtë aktivitet monitorues edhe para se të shpërthejë lufta në Ukrainë, dhe me bindje mund të them se nuk kemi identifikuar ndonjë kërcënim të shtuar ndaj Kosovës, për sa i përket këtij konflikti në Ukrainë”, deklaroi Kajari.

Ai thotë se në përgjithësi situata e sigurisë në Kosovë është stabile, përfshirë edhe komunat e veriut me shumicë serbe. Në këtë pjesë të vendit nata e 31 korrikut nuk ka qenë aq e qetë, pasi paralajmërimi për reciprocitet në targa bëri që të ngrihen postblloqe e të shfaqen edhe njerëz me armë.

“Do të thosha se gjatë ngjarjeve të 31 korrikut ka qenë një periudhë e tensionuar në komunat veriore. Siç e dinë të gjithë, në atë zonë u krijuan disa postblloqe dhe shumë njerëz morën pjesë në këto postblloqe. Morëm raporte se në postblloqe kishte njerëz me armë, që është një zhvillim i rrezikshëm, nëse e konsiderojmë atë nga pikëpamja e sigurisë. Më duhet të them gjithashtu se për shkak të sjelljes së përgjegjshme të të dyja palëve, kjo periudhë e tensionuar është zgjidhur me sukses. Me sa di unë, nuk ka pasur të lënduar nga asnjëra palë. Bllokim i rrugëve është zgjidhur për një kohë relativisht të shkurtër, sepse mendoj se institucionet në Kosovë dhe liderët serbë të Kosovës kanë qenë në gjendje të negociojnë, dhe arritëm të gjenim një zgjidhje. Brenda një dite u zgjidhën këto kërcënime serioze të sigurisë dhe gradualisht u kthyem në gjendjen normale të sigurisë në atë zonë”.

07:40 – Sot bëhet ndërrimi i komandantit të KFOR-it

Sot do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it.

Ceremonia fillon nga ora 10:00, në Kosovafilm, në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. Munsch, do të kryesojë ngjarjen.

Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate