9/18/2025 6:58:28 PM

Koreja Veriore teston edhe dy raketa balistike, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane: Janë provokime

Duhet të lexoni

Koreja Veriore ka lansuar dy raketa balistike më 9 tetor, duke çuar në shtatë numrin e raketave që ka testuar në dy javët e fundit.

Raketat kanë rënë në Detin e Japonisë, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane, i ka konsideruar këto testime si “provokime serioze”.


Garda bregdetare e Japonisë ka thënë se raketat kanë rënë jashtë Zonës ekonomike të Japonisë, dhe se të dyja raketat mund të jenë nisur nga një nëndetëse.

Lajmi për testimet raketore ka ardhur disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë kryer stërvitjet e përbashkëta ushtarake, në të cilat është përfshirë edhe një aeroplanmbajtës me energji bërthamore.

Zyrtarë verikoreanë kanë arsyetuar testimet e fundit raketore, duke përmendur masat për vetëmbrojtje kundër SHBA-së.

Pheniani ka thënë se testimet raketore nuk përbëjnë kërcënim për shtetet fqinje.

Më 4 tetor, Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistikë mbi Japoni, për herë të parë në pesë vjet.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë dënuar ashpër këtë veprim.

Testime të tilla kanë kontribuuar në rritje të tensioneve mes Koresë Veriore dhe Japonisë, që kanë rrënjët në kolonizimin e Koresë nga viti 1910 deri më 1945, si dhe rrëmbimin e qytetarëve japonezë nga verikoreanët, në të kaluarën.

Së fundi Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate