8/16/2025 4:58:55 AM

Kurti i kishte sindikatat aleate, në pushtet u shpalli luftë

Duhet të lexoni

Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti politik që i mbështeste e para grevat e organizuara nga sindikatat e punëtorëve gjatë kohës sa ishte në opozitë. Deri pak para se të vinte në pushtet, LVV-ja i takonte përfaqësuesit e sindikatave në tryezat nga ku i akuzonte qeveritë e mëhershme kur mësimdhënësit, mjekët e punëtorët e tjerë të ndërmarrjeve publike hynin në greva.

Tash, LVV-ja në pushtet dhe kryetari i saj, kryeministri Albin Kurti u kanë shpallur luftë sindikatave të punëtorëve. Kurti do që sindikatat e punëtorëve t’i ndryshojnë përfaqësuesit e tyre, menjëherë pasi këta aktualët paralajmëruan greva në rast se nuk realizohen kërkesat e tyre, shkruan Gazeta Express.

Punëtorët shëndetësorë kanë mbajtur dy greva në dy javët e fundit. Ata dhe sindikalistët e sektorëve të ndryshëm në Kosovë po kërkojnë që Qeveria ta hartojë bashkë me ta një projektligj për pagat, dhe që ai ligj të zbatohet nga viti 2022.

Përfaqësuesit e punëtorëve shëndetësorë ende nuk kanë mundur ta takojnë Kurtin, sikur në opozitë, për t’ia shprehur shqetësimet e tyre. Ndërkaq, kryeministri tha dje në një konferencë për media se “jemi të interesuar që të mos kemi takime të këtilla edhe në të ardhmen”, pasi tha se ata “edhe më herët kanë takuar kryeministra e ministra, por problemet nuk janë zgjidhur”.

“Unë i kam takuar edhe më herët udhëheqësit e sindikatave të punëtorëve shëndetësorë. Padyshim që do t’i takoj edhe në të ardhmen, por uroj që të ketë gjithandej ndryshime. Pra, siç po bëhen ndryshime në politikë, unë besoj që duhet të ketë ndryshime në çdo sferë të jetës shoqërore, profesionale e tjetër, për shkak se jam i bindur që edhe punëtorët shëndetësorë, edhe qytetarët e Republikës nuk mjaftohen që për shumë e shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz, kushdo që ata qofshin apo kudo që ata janë”, tha Kurti.

Paraprakisht, Kurti tha se grevat duhet të jenë të ligjshme, ndërsa tha se mundësitë e Kosovës janë të vogla.

“Natyrisht që unë i kuptoj grevat, mirëpo mirëkuptimi im varet nga ligjshmëria e tyre. Pra duhet të kemi greva të ligjshme. Veçse Qeveria e Republikës së Kosovës po bën gjithçka që t’u dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësorë dhe u jemi përjetësisht falenderues e mirënjohës, jo vetëm për angazhimin e deritanishëm, por edhe të vazhdueshëm e në vijim. Mundësitë e Kosovës janë realativisht të vogla dhe ne e dimë se në çfarë gjendje ndodhet sistemi shëndetësor dhe shërbimi mjekësor në përgjithësi në Kosovë për shkak të neglizhencës, anashkalimit për më shumë se dy dekada”, është shprehur Kurti.

Në opozitë, sikurse në një rast në qershor të vitit 2011 kur veteranët e UÇK-së mbanin grevë, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje i drejtohej Kryesisë së Kuvendit me një shkresë për debat lidhur me atë çështje.

E njëjtë dhe gjithmonë mbështetëse kishte vazhduar të jetë qasja e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës në opozitë. Në vitin 2018, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i takonte përfaqësuesit e Sindikatës dhe Bordit të Trepçës, nga ku kishte thënë se partia e tij është në anën e tyre.

“Asete të shumta të Trepçës duan t’i shpiejnë në likuidim kurse minatorëve nuk duan t’ua njohin stazhin e punës gjatë viteve 1990-1999. Lëvizja VETËVENDOSJE! është në anën e punëtorëve, për të drejtat e tyre dhe për zhvillimin e Trepçës”, shkruante Kurti atëherë.

Po atë vit, LVV-ja mbështeste edhe grevat dhe protestat e punëtorëve të KEDS/KESCO.

Një vit më vonë, LVV-ja e akuzonte qeverinë e atëhershme si fajtore që Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) kishte hyrë në grevë në janar të vitit 2019.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, atëherë deputete, duke dalë tërësisht në mbrojtje SBASHK-ut, thoshte se qeveria dhe Ministria e Arsimit nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e SBASHK-ut.

“Nuk është sjell në votim të dytë projektligji për pagat dhe është e qartë se vetë koalicioni qeverisës e ka vonuar këtë ligj. Qeveria e cila falë me dhjetëra miliona euro, që e stërmbush qeverinë me këshilltarë, nuk merret aspak me zgjidhjen e këtyre problemeve. Është e papranueshme që projektligji për pagat parasheh rritje për presidentin kryeministrin dhe jo edhe për mësimdhënësit”, shprehej ajo.

Shumë e shqetësuear për një grevë të mjekëve në janar të vitit 2019 shprehej atëherë edhe deputetja tjetër e LVV-së, Fatmire Kollçaku.

“Kjo grevë po përshkallëzohet dhe obligim i jonë si deputetë të Parlamentit të Republikës të Kosovës është që të brengosemi për qytetarët tonë. Pasojat e kësaj greve i vuajnë të sëmurët, i vuajnë pacientët të cilët i drejtohen Klinikës Universitare dhe aty tashmë mbi 1 mijë operacione janë anuluar, ambulancat specialistike nuk punojnë dhe siç e dini po trajtohen vetëm rastet urgjente. Pikërisht është faji i kësaj Qeverie, e cila menjëherë pas marrjes së mandatit, vendimin e parë të rëndësishëm ishte rritja e njëanshme e pagave për vete”, thoshte ajo.

Po atë muaj dhe atë vit, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, atëherë deputete, kishte dalë në përkrahje të Sindikatës së Arsimit, e cila po hynte në grevë. Ajo e mirëkuptonte vendimin e SBASHK-ut.

“Vendimi për të hyrë në grevë është i duhur dhe duhet ta ketë mbështetjen edhe të prindërve sepse për këtë nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por Qeveria e papërgjegjshme e cila e ka thelluar krizën e diskriminimin”, deklaronte Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje në dhjetor të vitit 2019 i kishte pritur përfaqësuesit e tri sindikatave, ndërsa e akuzonte kryeministrin e atëhershëm, Ramush Haradinaj dhe ish-presidentin Hashim Thaçi që nuk po u përgjigjeshin ftesave të sindikatave për t’u takuar.

Në takim, LVV-ja shkruante se ishin dakorduar që “për të gjitha çështjet të vazhdojë bashkëpunimi i afërt mes Qeverisë së ardhshme dhe të gjitha sindikatave”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate