9/20/2025 12:53:28 AM

Britaniku që luftoi vullnetarisht në Ukrainë rrëfen torturat: Flinim në dyshek me morra

Duhet të lexoni

Një shtetas britanik, i cili kishte shkuar për të luftuar në Ukrainë, ka rrëfyer torturat që i kishin bërë rusët, teksa ishte peng për  5 muaj..

Aiden Aslin është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka thënë se ai “u trajtua më keq se një qen” dhe u mbajt në izolim për pesë muaj nga ushtria ruse, së bashku me disa ukrainas.

Në një intervistë për The Suan, Aslin ka treguar se të burgosurit duhet të këndonin himnin kombëtar rus çdo mëngjes dhe se kush nuk e bënte do të rrihej.

Aslin nga Newark, Nottinghamshire u arrestua në prill ndërsa luftonte në qytetin juglindor të Mariupol.

Duke iu referuar një rasti kur u godit me thikë në shpinë, Aslin tha: “E dija se kishte një mundësi shumë të madhe që do të vritesha”.

Më pas ai u pyet nga një gardian rus: “Do një vdekje të shpejtë apo një vdekje të bukur?”

Pasi ai u përgjigj “një vdekje të shpejtë”, Aslin tha se ushtari rus iu përgjigj duke i thënë: “Ti do të kesh një vdekje të bukur dhe unë do të sigurohem që të jetë një vdekje e bukur”.

“Nuk mund të shkonim në tualet si duhet sepse nuk kishim tualet”, tha ai, duke shtuar se duhet të përdornin shishe bosh.

Aslin tha se ai mbijetoi për tre javë duke ngrënë copa bukë dhe ujë dhe iu desh t’i lutej pengmarrësve të tij,  që të t’i jepnin ujë rubineti.

Në qeli kishte një dritare, por ajo nuk kishte “asgjë për të na mbrojtur nga elementët e jashtëm”, ??tha ai.

Ndërsa ka treguar se kur i është kontrolluar pasaporta, “sapo thashë Britania e Madhe më erdhi një grusht në hundë”, tha ai.

Aslin tha se e vetmja herë që u la i lirë ishte të bënte propagandë ose të merrte telefonata.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate