7/21/2025 3:52:51 AM

E përmendi luftën, Kryeziu: Kurti po e shpërfaqë Serbinë për atë që është

Duhet të lexoni

Kryeministri, Albin Kurti në disa intervista për mediat e huaja ka vënë në pah rrezikun dhe shqetësimin e tij se Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.

Kurti po ashtu nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte sepse në anën serbe të kufirit me Kosovën ka rreth 48 baza operative sulmuese progresive rreth kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 sosh i përkasin xhandarmërisë.

Për këto deklarata kryeministri Kurti është kritikuar nga opozita në vend.

Por lidhur me këto deklarata, ka shkruar sot zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një postim në Facebook, duke thënë se edhe Liam Fox deputet i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, që në të kaluarën ka shërbyer edhe si Sekretar i Mbrojtjes së fundmi ai ka folur për rreziqet dhe kërcënimet në Ballkan si rezultat i luftës në Ukrainë.

Lexoni të plotë shkrimin e Kryeziut:

Liam Fox është deputet i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, që në të kaluarën ka shërbyer edhe si Sekretar i Mbrojtjes. Së fundmi ai ka folur për rreziqet dhe kërcënimet në Ballkan si rezultat i luftës në Ukrainë.

Kur Kryeministri Kurti flet për rrezikun që Serbia paraqet për sigurinë tonë ai gjithmonë përmend 48 bazat ofensive të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, për të ashtuquajturën “Qendrën Humanitare” të Rusisë në Nish, për 104 ushtrimet ushtarake me Rusinë, për militarizimin e vazhdueshëm të Serbisë me mbështetjen ruse, për varësinë ndaj Rusisë dhe për apetitin e saj për Kosovën.

Kur flet për Kosovën, Kryeministri Kurti flet për zhvillimin ekonomik dhe demokratik, për reformat në drejtësi, për synimet për anëtarësim në NATO, për rritjen e buxhetit të FSK-së për 52%, për pjesëmarrjen e FSK-së në Defender Europe 2021 dhe 2023, për aleancën euro-atlantike, për kontributin humanitar të Kosovës në strehimin e gati 1800 qytetarëve afganë, për sanksionet ndaj Rusisë dhe akomodimin e 9 gazetarëve Ukrainas në Kosovë.

Ai po e shpërfaqë Serbinë për atë që është. Po e promovon Kosovën për atë që është dhe që po bëhet. Në Ballkan, te Serbia e gjeni luftën dhe autokracinë. Te shqiptarët paqen dhe demokracinë./Front Online


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate