7/6/2025 3:47:05 PM

Shpërndarja e pakove nga Qeveria e gabueshme, ekspertët kërkojnë masa afatgjate

Duhet të lexoni

Duke e përmendur gjendjen inflacioni në Kosovë, profesori universitar, Safet Gërxhaliu thotë se situata nuk po analizohet edhe në aspektin emocional, duke marrë shkak grevën e fundit të BSPK-së.

Gjendjes së rëndë ekonomike, Gërxhaliu thotë se po i ndihmon edhe përplasja pozitë e opozitë, për të cilën thotë se po e shqetëson shumë qytetarin.

Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu thekson se Kosova ka hyrë në krizë, e Qeveria nuk po e pranon si realitet.

“Situata ekonomike dhe sociale në Kosovë është mjaft shqetësuese, në rend të dytë është se kjo situatë po analizohet vetëm në aspektin ekonomik dhe social dhe jo aspak në aspektin emocional. Qytetarët e Kosovës i ka kapluar një panik e cila e ka humbur shpresën se këtu do të bëhet mirë. Debati parlamentar dhe raporti pozitë-opozita, është një indikator kyç që po e shqetëson qytetarin, dhe vet fakti që vetëm debatohet dhe nuk ka strategji dalëse afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, është brenga e tjetër, ku qytetarët e Kosovës të vetmen zgjidhje po e shohin ikjen”, u shpreh Gërxhaliu.

Ndërsa për shpërndarjen e mjeteve nga pakot, Gërxhaliu thotë se nuk po ndihmohen drejtpërdrejt punëtorët.

Duke përmendur të mëhershëm, thotë se më tepër kanë përfituar pronarët e kompanive.

“Është thënë shumë herë që sektori privat do t’i fitojë 50 euro përmes pagës që e merr, mirëpo përvoja në të kaluarën vërtetë ka lënë gjurmë shumë të hidhur, ku në llogari të punëtorëve të sektorit privat shumë më tepër kanë fituar pronarët e kompanive e marketeve, sesa vet të punësuarit, dhe besoj se është momenti kur Qeveria me një mekanizëm të tillë për të mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejt sektorin privat, mund ta luftojë informalitetin në punësim. Çka nënkupton se vetë të punësuarit në sektorin privat të kërkojnë që nga puna “në të zezë” të kalojnë në një formalitet dhe atëherë Qeveria të thotë që e kemi rritur numrin e të punësuarve”, tha tutje Gërxhaliu.

Ndërsa analisti, Bedri Elezi, thotë se Kosova duhet ta rris borxhin publik, për t’u përballur me këtë krizë.

Ai thotë se institucionet vendëse duhet të huazojnë më shumë mjete nga bankat ndërkombëtare.

“Inflacioni ka rritur pakënaqësitë duke prekur gjepin e qytetarëve ku ke këtë rast kund të kemi aktivitete të dhunës që shfaqen në mjedise familjare dhe Qeveria e Kosovës duhet ti marr të gjitha veprimet e duhura duke pasur parasysh edhe faktin që Kosova është mirë sa i përket çështjes së borxhit publik dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë përparësi qe e kemi dhe të huazojmë mjete të ndryshme nga bankat ndërkombëtare të cilat e kanë parasysh vendin tonë sa i përket borxhit publik dhe po ashtu e kanë parasysh që Kosova ka disa sfida me të cilat është duke u përballur”, u shpreh Elezi.

Elezi thotë se masat e ndërmarra nga Qeveria për ta zbutur inflacionin kanë qenë të gabuara, pasi thotë se Kosova kryesisht buxhetin e ka përmes eksportit.

“Ne duhet te kemi shumë kujdes në çështjen e shpenzimit të parasë sidomos kur e kemi parasysh që Kosova kryesisht buxhetin e saj e ka nga doganat dhe ka vlera shumë të vogla që merr përmes ndërmarrjeve private të cilat operojnë në republikën e Kosovës. Këto mënyra që deri më tani Qeveria e Kosovë ka provuar të zbut inflacionin mendoj qe janë jo serioze dhe jo koherente dhe nuk do të sjellin asgjë më tepër vetëm se të kalojmë nga një fazë në fazën tjetër dhe faza tjetër mund të jetë më e rrezikshme se kjo qe kemi pasur deri me tani. Mënyra e vetme është qe ne të qasemi veprimeve ekonomike që kanë bazë të burimeve të shëndosha financiare dhe burimeve të reja”, u shpreh ai. /EO


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate