Teksa trupat ruse janë larguar nga pjesa më e madhe e territorit ukrainas, autoritetet kanë filluar gjetjen e viktimave, ndërsa kanë zbuluar dhe një var masiv.
Mes qindra trupave të gjetur në varrin masiv në një pyll në periferi të qytetit të çliruar nga ukrainasit, u gjetën edhe ato të një familjeje të tërë.
Sipas raportimeve Dmytro Lubinets, komisioner për të drejtat e njeriut në Parlamentin e Ukrainës, në varr janë gjetur nëna, babai, të dy rreth të tridhjetave, gjyshërit dhe vajza 5 vjeç.
“Ne kemi lajme nga burime lokale se të gjithë u vranë në sulmet ajrore të kryera nga avionët rusë”, tha Lubinets në videon e postuar në Telegram, duke konfirmuar kështu se viktimat e bombardimeve dhe njerëzit viktima të ekzekutimeve të shkurtra janë varrosur në varr masiv.
Madje, disa të varrosur ende me litar në qafë dhe me duar të lidhura.