Një aksident i rëndë ka ndodhur ditë ne sotme në aksin rrugor në afërsi të fshatit Lepenicë të Vlorës.
Një automjet i tipit “Audi” është përplasur me një kamion në rrugën e Lumit të Vlorë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe shkak mësohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën mjeti po qarkullonte.