Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-senatorit republikan, Bob Dole. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja Kim thotë se ai do të mbahet mend jo vetë për Amerikën, por edhe për Shqipërinë.
“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar për kauzën e lirisë.
Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U prehtë në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.
Ish senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, vdiq të dielën në moshën 98 vjeçare.
Lajmin e dha gruaja e tij, Elizabeth Dole, e cila postoi njoftimin në Twitter, duke theksuar se ai vdiq në gjumë. Ai i ka shërbyer Amerikës për 79 vjet me radhë”, shkroi ajo.