Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa janë goditur tre raste të shitjes së lëndëve narkorike me doza. Uniformat blu bëjnë me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një biznes (sallë lojërash elektronike) në zonën e Selvisë, 2 shtetas, vëllezër, mbanin lëndë narkotike, menjëherë kanë ushtruar kontroll në këtë ambient.
Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe një pjesë të ndarë në doza. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: -D. H., 28 vjeç dhe E. H., 22 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.