Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku një tren mallrash është përplasur me një tren pasagjerësh.
Në trenin lokal me pasagjerë kanë qenë 13 persona, ndërsa në atë me mallra vetëm shoferi.
Incidenti ka ndodhur afër qytezës Novska, afër kufirit të Kroacisë me Bosnje-Hercegovinën, ka thënë policia kroate, ndërkohë deri më tani janë raportuar 3 viktima dhe 11 persona të plagosur. Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviç ka vizituar vendin e incidentit, bashkë me zyrtarë tjerë qeveritarë, ndërsa ka paralajmëruar një numër më të lartë viktimash.
“Është natë, nuk ka drita, nuk e dimë nëse ka viktima tjera”, ka thënë Pllenkoviq më 9 shtator.
Shkaku i përplasjes nuk dihet, por është duke u hetuar.