12/28/2025 8:52:54 PM

Vazhdon greva, Jasharaj: Nëse Qeveria vazhdon me këtë qasje, greva do të zgjasë ende

Duhet të lexoni

Nxënësit nuk do t’u kthehen bankave shkollore as nesër. Kjo pasi greva do të vazhdojë edhe nesër dhe ditët në vazhdim.

Kjo së paku është paraparë nga kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka konfirmuar për lajmi.net se greva do të vazhdojë dhe se si sipas tij Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ende asnjë shenjë në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ai madje tha se kanë pritur që pas takimit me presidenten Vjosa Osmani do të kishte ndonjë ndryshim, por kjo gjë nuk ndodhi.

“Po, mund ta konfirmoj se kemi pritur ndoshta pak më shumë nga takimi që patëm me presidenten Vjosa Osmani, e kemi lutur që ajo të jetë e angazhuar një lloj ndërmjetësuesi për të përdorur autoritetin e saj pozitiv që të mundësojë dialogun e të bind edhe palën tjetër, pra Qeverinë që të ulet në dialog me ne.Ne jemi për dialog, e kemi shpresuar në dialog por ajo tha se do të angazhohet  e i kupton kërkesat tona, na bëri një lutje që të kemi konsideratë çështjen e nxënësve”,tha Jasharaj.

Ai madje tha se ia kanë shpjeguar të gjitha e pas përfundimi të takimit, por se gjërat nuk kanë ndryshuar dhe se Qeveria mbetet në pozicionin e saj.

“Këto 50 euro nga kjo Pakoja sic po e quajnë, ne e kemi përgëzuar se po ndihmon të  gjitha shtresat, por SBASHK dhe BSPK ka konsideruar se nuk është asnjë angazhim për të realizuar kërkesat tona dhe insistojmë në dialog derisa kjo të ndodhë greva vazhdon.Ne jemi duke bërë të pamundurën, jemi takuar e kemi dërguar letra edhe kryetarit të VV-së, edhe zonjës Kusari, por edhe subjekteve politike LDK, PDK, AAK-së dhe këto tri subjekte kemi takuar dhe kemi kërkuar që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre që të bëjnë ndonjë hap të mundur që të vijmë tek dialogu e ndoshta çështjen ta ngrisin edhe me një seancë të jashtëzakonshme pasi situata është tepër e rëndë, edhe shërbyesit civil, edhe punëtorët e arsimit që nga çerdhet janë në grevë dhe kjo grevë mund të zgjasë nëse Qeveria vazhdon me një qasje të tillë”,tha ai.

Sipas Jasharajt, kryeministri i vendit, Albin Kurti duhet të ulet dhe të bisedojë me palën përfaqësuese të grevistëve.

“Kryeministri Kurti duhet të ulet me ne e të bisedojmë. Deklarata e Kurtit që ai ka biseduar me kryetarin e BSPK-së, është mirë por duhet Kurti ta dije ligjin e grevave ku thuhet se këshilli grevist është ai që përcjell rrjedhën e grevës dhe është organ i autorizuar që të takohet me palën tjetër, në këtë rast me institucionet.Pra s’është çështja a do apo s’do dikush, por është çështje që ligji për greva autorizon këshillin grevist, në këtë rast unë si kryetar dhe anëtarët e tjerë që të angazhohemi për kërkesat tona”theksoi ai.

Ndryshe SBAShK-u po vazhdon të kërkojë 100 euro shtesë në paga, deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Për shkak të vonesave në miratimin e Ligjit të pagave, këta të fundit kanë konsideruar se mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë duhet të marrin së paku nga 100 euro shtesë deri në miratim.

Por kundër bukësja kërkese dolën nga Qeveria e Kosovës. Madje si fillim, Ministria e Financave mori vendim që të gjithë grevistëve të mos ua ekzekutojë pagat e plota, kësisoj duke ua paguar vetëm gjysmën e pagës.

Për dallim nga të tjerët sot bashkë janë bërë kryetarët e komunave të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe atë të Shtimes, Qemajl Aliu, kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi.

Ata kanë kërkuar nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla dhe që të ndërpritet greva./Lajmi.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate