Kurti, në konferencën e së shtunës, e ka cilësuar absurde kërkesën prej 100 eurosh, që sipas tij i bie rritje për 20 për qind e pagës, shkruan lajmi.net.
“Kërkesa për rritje prej 100 euro, që praktikisht është rritje 20 për qind e pagës, është absurde. Mirëpo, një Kosovë që testet e PISA-s po na nxjerrin 3/4 e fëmijëve po na nxjerrin analfabet, e në anën tjetër ta kërcënosh qeverinë se do ta rrënosh shtetin, se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi”, ka deklaruar Kurti.
“Sepse, pikërisht, duke nxjerrë analfabet funksional po përfundojnë në asistencë sociale. Veç kërkesë për pare, për ta bankrotu shtetin, për ta shkatërru shtetin. Është papërgjegjësi totale!”, ka thënë më tej ai.
Tutje, ai i ka quajtur të instrumentalizuar sindikalistët, si dhe ka thënë se komunat nuk po kanë sjellje institucionale. /Lajmi.net/