Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas janë arrestuar edhe gjashtë persona për rastin e 11-vjeçares.
Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë themelore në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
“Pse nuk vepronte Prokuroria Themelore në Prishtinë në muajin qershor? Pse nuk u arrestuan asokohe personat e dyshuar? Pse dy muaj me vonesë?”
“Më e pakta që do të duhej të ndodhte është dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar ne rastin në muajin qershor”.
“Pa pasur dorëheqje dhe shkarkime të atyre që nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë, fatkeqësisht mund të kemi viktima të tjera”.