12/31/2025 1:46:49 PM

Jasharaj i përgjigjet Muratit: Sindikatat s’kanë buxhet për t’i paguar grevistët, do të padisim

Duhet të lexoni

Kryetari i Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Rrahman Jasharaj ka thënë të martën se nëse Qeveria e Kosovës nuk reflekton ndaj kërkesave të grevistëve, 1 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi dhe mësimdhënësit në grevë.

Jasharaj tha se kanë zhvilluar takime nëpër komuna dhe greva po mbahet në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa deklaratat e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i ka quajtur skandaloze për mësimdhënësit, përkatësisht për fondin sindikal.

Jasharaj i është përgjigjur ministrit Murati, se sindikatat nuk kanë buxhet për t’i paguar grevistët.

“Greva ka rrjedhë të mbarë, dhe greva do të duket edhe më e fuqishme më 1 shtator, kështu 1 shtatori nëse vazhdohet me teket e qeverisë, fatkeqësisht nxënësit do t’i gjejë në shtëpi, mësimdhënësit në grevë, e cila do të vazhdojë gjerë në realizmin e kërkesave tona. Ajo që na shtyri që t’ju ftojmë në konferencë të jashtëzakonshme është deklarata skandaloze (e ministrit Murati) me tendenca që të fusë frikë e të ngufatë zërin sindikal në tërë sektorin publik… Kur doli ministri Murati, të cilin e kemi lutur me muaj të tërë për dialog, deklaroi se paska guxim t’ju mohojë zërin legjitim që është e garantuar me Kushtetutë, ai (Murati), si duket nga krenaria dhe krekosja nuk e ka lexuar Ligjin për greva në Kosovë, dhe askush nuk ka të drejtë, jo me mëditje e me paga, por asnjë cent t’ua ndal grevistëve”, theksoi Jasharaj.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media, Jasharaj bëri të ditur se po përgatisin padi ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Kemi debatuar me gjakftohtësi deklaratën e djeshme të ministrit Hekuran (Murati), kemi vlerësuar se ai në vend që të jep një shembull të mirë, që të tensionet të ulen dhe të dialogojmë, ai me qëllim apo pa qëllim të nxitë situatën, krijon shqetësime, por edhe irritoi anëtarësinë kudo ku janë. Prandaj, ne do ta kemi reagimin me kohë, ekspertët e fushës së drejtësisë janë në konsultime dhe do të insistojmë që të përgatitet lënda (padia), adresa tani më dihet, lënda do të drejtohet ndaj ministrit Murati”, theksoi ai.

Jasharaj i është përgjigjur deklaratave të ministrit Murati për fondin mbi 3 milionë euro të sindikatave, dhe theksoi se nuk ka buxhet SBASHK-u dhe BSPK-ja për të paguar grevistët.

“Deklarata e ministrit Hekuran (Murati) për të bërë luhatje te anëtarësia jonë ka qenë e kotë e me ata milionat. Ne nuk ia ndalim anëtarësimin askujt në xhepa, janë të shënuara në lista të pagave, në të gjitha nivelet, që nga çerdhet dhe dihen të hyrat tona. Por, Hekurani me qëllim nuk e ka lexuar as ligjin për organizimin sindikal, sepse kuota sindikale është e lejuar dhe obliguar… Po, në pesë vite ka ndodhur kjo, por nga ajo shumë statute na obligon se ato mjete 40 përqind i kthehen shkollës (shoqatës sindikale), 10 përqind nivelit komunal, të tjerat shkojnë për edukimin internacional (Unionin e sindikatave të Evropës), për BSPK-në, ndonjë herë dërgimin kolegëve tanë në deti, që jemi kritikuar, për trajnime. Dhe kështu e kemi një buxhet, për këtë nuk e kemi mbledh të ndajmë rroga sepse nuk e kemi këtë takat. Mbase ministri Murati që shtetit nëpër Evropë, kanë marrë shembuj nga Evropa ku pagat janë 5-6 mijë euro, me kuotë sindikale mjaft të madhe… Prandaj, ne nuk kemi buxhet për të paguar paga sepse edhe nuk jemi të thirrur”, theksoi Jasharaj.

Po ashtu, Jasharaj ka apeluar te Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) që të mos bien pre e presioneve për të bërë lista false.

Greva në institucionet publike ka nisur më 25 gusht e që po vazhdon me kërkesën për ndarjen e 100 eurove shtesë deri në miratimin e Ligjit për pagat.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate