1/1/2026 11:28:40 AM

Qytetarët do ta paguajnë faturën e ngrohjes jo me metër katror, por aq sa konsumojnë

Duhet të lexoni

Mbi dy mijë prishtinas kanë hapur dyert e banesave të tyre për instalimin e pajisjeve në radiatorët e kyçjes në ngrohtoren “Termokos”.

Ky është projekti i parë i cili po implementohet dhe mundëson rregullimin vetanak të temperaturave. Që nga ky sezon dimëror, qytetarët do të paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi, e jo nga metrat katrorë të hapësirës e cila ngrohet. Projekti “Prishtina Heat Save”, në vlerë prej më shumë se nëntë milionëve financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Komunës së Prishtinës.

Që nga muaji korrik, ekipet e autorizuara kanë filluar punën në shumë lagje të kryeqytetit.

Për më pak se 30 minuta, para pak ditëve janë instaluar pajisjet në radiatorët që ka në banesë Ilirian Hoxha i cili është banor në lagjen “Dardania”.

“Sa të shpenzojmë edhe paguajmë, do të thotë nuk mund të bëjmë dëm. Kush dëshiron të ngrohet më shumë, paguan më shumë. Kush dëshiron të ngrohet më pak, paguan më pak”.

Edhe Ditare Ymeri nga lagjja “Dardania” ka mirëpritur ekipet e “Prishtina Heat Save”, për instalimin e këtyre pajisjeve falas.

“Unë po mendoj që ka qenë më mirë, se për shembull unë nuk i përdori krejt radiatorët, paguaj 64 euro. E kështu kur të vjen me matës, paguaj aq sa kam shpenzuar. Se tash ndoshta dikush nuk i ndal, unë i ndali sepse bëhet shumë nxehtë tek unë. Lartë është nxehtë, përfundi nxehtë, bëhet deri në 30 gradë Celsius. Por, tre radiatorë i ndali. Natën në dhomat e gjumit i ndali se nuk mund të fle… Për mua është mirë, është pozitive”, tregon ajo për KosovaPress.

Specialistja për energji në MCC, Drita Desku tregon detaje të këtij projekti dhe rëndësinë e instalimit të këtyre pajisjeve në radiator.

Projekti “Heat Save”, siç e kemi brenduar me këtë emër, përfshin instalimin e pajisjeve matëse, valvuleve termostatike, valvuleve balancuese si dhe rehabilitimit të disa pompave në stacionin në të gjithë 17 mijë e 500 klientëve të Termokos-it. Gjithashtu ky projekt, përveç që përfshin instalimin e matësve, e pajisjeve matëse e përfshin edhe integrimin e një softueri, i cili do të bëjë kalkulimin e tarifave jo përmes metrave katror, siç ka qenë deri më tani, por sipas konsumit. Ky softuer njëkohësisht është furnizuesi apo kontraktori, i cili e ka marr këtë projekt do të ekzekutojë bashkë me Termokos-in”, tregon ajo.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), Petrit Selimi kjo do t’iu mundësojë prishtinasve që të masin shpenzimet e tyre dhe të paguajnë aq sa konsumojnë.

“Benefiti kryesor është për konsumatorët e Termokos-it, për banorët e Prishtinës që kanë ngrohje qendrore, sepse ata me këtë projekt në të ardhmen do të mund t’i kontrollojnë nivelin e ngrohjes dhe të kontrollojnë nivelin e shpenzimeve edhe faturimit. Deri më tani, metrat katror kanë qenë ato që kanë përcaktuar çmimin, ndërsa në të ardhmen me valvulet kontrolluese, me alokatorët dhe njësinë matëse, prishtinasit që kanë ngrohje do të paguajnë aq sa përdorin”, deklaron Selimi.

Përmes këtij projekti do të krijohet edhe sistemi i kursimit me mundësi të shtrirjes së rrjetit të ngrohtores edhe në lagjet tjera.

Me instalimet, kontraktori ka filluar në muajin korrik. Deri më tani prej dy mijë apartamenteve të cilat janë hapur, rreth 1800 alukatorë janë instaluar, gjithashtu edhe valvulat termostatike, janë kryer 1800 apartamente prej këtyre 2000. Sigurisht kontraktori e ka një plan implementues që e përmenda dhe përfshin fazat e veta. Ky plan përfshin edhe distriktet e Termokos-it, kontraktori ka filluar me sugjerimet e Termokos-it, për të përfshirën Ulpianën si fillim, për tu zgjeruar në Kodrën e Diellit, paralel edhe Dardania”, tregon specialistja për energji në MCC.

Tani qytetarët kanë mundësi të përfitojnë falas instalimin e pajisjeve matëse, por jo edhe më vonë.

“Projekti “Prishtina Heat Save”, i cili financohet nga MCC së bashku me Komunën e Prishtinës, synon të instalojë radiatorë në 17 mijë banesa, sistemet dhe njësoret e valvulave kontrolluese. Ne lusim qytetarët e Prishtinës që të instalojnë dhe të hapin dyert mjeshtërve të kombinuar të Termokos-it dhe kontraktuesve, t’i marrin këto pajisje gratis. Projekti do të vazhdon së paku deri sa të shpenzohet numri fillestar i valvulave. Ndërsa, më vonë ka gjasa, ka mundësi që këto shpenzime t’i bart vet konsumatori”.

Projekti në vlerë prej nëntë milionë eurove, implementohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe ngrohtores “Termokos”. /kp/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate